BE-ja ka kundërshtuar ndryshimet territoriale ose demografike në Gaza, qëndrim ky në përgjigje të planeve të Kryeministrit izraelit Netanyahu, i cili ka vendosur për pushtimin e plotë të Rripit të Gazës.
"BE-ja hedh poshtë çdo përpjekje për të ndryshuar situatën demografike dhe territoriale në Gaza, përfshirë edhe pushtimin nga Izraeli", tha zëdhënësja e Çështjeve të Jashtme të Komisionit Evropian, Anitta Hipper.
Sipas saj, “Gaza duhet të jetë një pjesë integrale e shtetit të ardhshëm palestinez”.
Në të njëjtën linjë, ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani tha se plani i Izraelit që pritet të urdhërojë ushtrinë ta kryejë pushtimin e Gazës, nuk do të ishte "përgjigjia e duhur".
Për situatën, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, diskutoi me homologët e tij në Mbretërinë e Bashkuar dhe Francë lidhur me përpjekjet për të arritur një armëpushim dhe lirim të pengjeve.
Komente
