Bota

BE lehtëson kufizimet për turistët, në prag të fillimit të sezonit turistik

11 Qershor 2021, 13:04| Përditesimi: 11 Qershor 2021, 13:08

  • Share

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë njoftuar të premten që të lehtësojnë kufizimet për udhëtime gjatë verës, ku do të lejohen turistët e vaksinuar plotësisht që të mos u nënshtrohen testeve për koronavirus apo karantinimit në bllokun prej 27 vendesh.

Ambasadorët nga 27 shtetet anëtare të bllokut evropian kanë miratuar një propozim të modifikuar të Komisionit Evropian, ku thuhet se personat e vaksinuar plotësisht, 14 ditë pas dozës së dytë, mund të udhëtojnë në shtetet e BE-së.

Ndërkohë për vendet jo anëtare të unionit evropian, kufizimet do të bazohen në situatën epidemiologjike të shtetit prej nga ata vijnë.

Këto udhëzime të reja vijnë në kohën kur blloku evropian prezantoi edhe certifikatat për COVID-19, të cilat do të dëshmojnë nëse një person është vaksinuar ose nëse ka imunitet ndaj sëmundjes apo nëse ka rezultuar negative për COVID-19. Certifikatat do të jenë të gatshme më 1 korrik edhe pse deri tani të paktën 10 vende ka filluar t’i përdorin ato.

Po ashtu, edhe turistët jashtë shteteve të BE-së, mund të hyjnë në bllok, për aq kohë sa dëshmojnë se janë të vaksinuar ose kanë një test negative të 72 orëve të fundit.  Deri më tani, mbi një çerek i të rriturve në BE janë të vaksinuar plotësisht, ndërsa vazhdon vaksinimi masiv në 27 vendet anëtare të bllokut.

Komento

Komente

  • Santa: 14/06/2021 23:22

    Jo,amerika për interesat e saj mind dejlarai çdo person që nuk punon për interesat e saj..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?