Kosova & Rajoni

BE lëshon alarmin: Ndotja në Kosovë, shqetësuese

30 Maj 2018, 18:44| Përditesimi: 30 Maj 2018, 18:50

  • Share

Bashkimi Evropian ka lëshuar alarmin për nivelin e ndotjes së mjedisit në Kosovë. Shefja e Zyrës së BE në Prishtinë, Natalya Apostolova u bëri thirrje autoriteteve në Kosovë që urgjentisht të ndryshojnë politikat që ndikojnë në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve.

Ajo tha se këto ndryshime janë edhe pjesë e standardeve që Kosova duhet t’i përmbush në rrugën e saj drejt integrimeve europiane.

“Dua të nxis autoritetet e Kosovës që të miratojnë strategjinë për ujërat, që është shumë i rëndësishme, strategjinë për ndryshimet klimatike dhe të rrisin eficencën në energji sa më shpejt që mundet”, tha ajo.

Edhe në raportin e progresit të publikuar muajin e kaluar nga Komisioni Evropian, çështja e mjedisit në Kosovë vlerësohet shqetësuese dhe se Bashkimi Evropian mbetet i shqetësuar për përparimin e vakët në sektorin e ruajtjes së tij.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj u zotua se përmirësimi i kushteve për një mjedis më të pastër do të jetë përparësi e qeverisë së tij. Ai tha se nëpërmjet investimeve në energjinë e ripërtërishme përveç ruajtjes së mjedisit, vendi do të fitoj edhe ekonomikisht./Zëri.info

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?