Kosova & Rajoni

BE ultimatum Kosovës: Anuloni vendimin për tarifat ndaj mallrave serbe/ Haradinaj: Nuk e heqim

16 Dhjetor 2018, 15:40| Përditesimi: 16 Dhjetor 2018, 20:38

  • Share

Bashkimi Europian i ka dërguar një letër Ramush Haradinajt duke i kërkuar që të anullojë deri të hënën tarifën ndaj Serbisë. Përfaqësuesja e lartë e BE-së Mogherini, Komisionerja për tregti Malmstrom dhe Komisioneri Hahn në një letër të përbashkët drejtuar Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt, ofrojnë opsion për zgjidhjen e problemit të tarifave ndaj Serbisë. Ofrojnë mes tjerash që emërimi “UNMIK” në CEFTA të zëvendësohet me “Kosova”. 

Por kërkojnë që, si shenjë e vullnetit të mirë, para të hënës 17 dhjetor, kur në Bruksel zhvillohet takimi i Këshillit të MSA-së, Kosova përkohësisht të suspendojë zbatimin e vendimit për tarifën ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Mediat kosovare shkruan se re këta pjesëtarë të Komisionit Evropian letrën Kryeministrit të Kosovës e kanë shkruar edhe duke adresuar disa shqetësime që Haradinaj ua ka shprehur në letrën që ai e kishte dërguar më parë kur kishte sqaruar arsyet pse Kosova kishte vendosur këto masa.

“Ne kemi marrë në dijeni po ashtu edhe listën e rasteve të praktikës tregtare nga ana e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës që, sipas këndvështrimit të Kosovës, paraqesin barriera në zbatimin korrekt të aranzhimeve të CEFTA-s dhe krijojnë problem domethënëse në terren për veprimet ekonomike dhe për qytetarët”, thuhet në letër.

Përgjigja e qeverisë së Kosovës ka qenë negative pas ultimatumit të Brukselit. Shefi i stafit të kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi ka deklaruar se Mogherinit do i kthehet nesër përgjigje zyrtare, por qëndrimi i Prishtinës nuk ndryshon. “Letra nuk përmban asnjë rresht me ndonjë qëndrim që nuk është i njohur për qytetarët e Kosovës. Të gjitha qëndrimet e Qeverisë janë të njohura për qytetarët”, tha Arifi për Ekspress.

Komento

Komente

  • Anton: 16/12/2018 22:18

    Ne jemi me kurve se Europea Gjithmone kemi qene dh do jemi

    Përgjigju
  • Tirana: 16/12/2018 18:58

    BE kur.....v ka ken e do jete per ne shqiptaret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?