Foto ilustruese

BE mbështet Kosovën, 24 milionë euro për ti bërë ballë vështirësive socio-ekonomike të pandemisë

23 Dhjetor 2020, 12:55| Përditesimi: 23 Dhjetor 2020, 13:02

  • Share

Komisioni Evropian, i ka dhuruar Kosovës 24 milionë euro si asistencë, për të ndihmuar atë gjatë kësaj periudhe të vështirë socio-ekonomike që ndodhet vendi si pasojë e COVID-19.

Këto fonde të dhuruar për Kosovën janë pjesë e asistencës së përgjithshme të BE-së për të zbutur ndikimin e koronavirusit, për të mbështetur modernizimin e administratës publike të Kosovës dhe për të forcuar menaxhimin e financave publike, thuhet në komunikimin e BE-së.

BE-ja do të vazhdojë të mbështesë  Kosovën me fonde, të nevojshme për të zbutur ndikimin socio-ekonomik që ka pasur pandemia mbi qytetarët dhe bizneset.

Komisionari për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi tha: “Kosova dhe BE-ja janë të dyja akoma në mes të rrugës për të fituar luftën me pandeminë. Përmes këtyre mbështetjeve ekonomike, ne ndihmojmë Kosovën të ndërmarrë veprimet e nevojshme për të luftuar pandeminë, të ndihmojë stabilizimin e financave publike, t’i ofrojë mbështetje bizneseve të vogla dhe qytetarëve nevojtarë për t’ia dalë mbanë vështirësive financiare me të cilat përballen në këtë situatë të vështirë. Ne qëndrojmë pranë popullit të Kosovës.”  

Kosova gjendet si në një situata të vështirë politike ashtu edhe epidemiologjike. Ditën e djeshme janë miratuat ndryshimet për sa i përket masave të reja shtrënguese për parandalimin e shtimit të rasteve dhe viktimave me COVID-19 në Kosovë. Kjo pasi mendohet se gjatë festave rrezikshmëria do të jetë më e lartë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?