Bota

BE mbështet planin egjiptian për Gazën

8 Mars, 17:21| Përditesimi: 8 Mars, 17:23

  • Share

Ministrat e Jashtëm të Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë së Madhe mbështesin planin e Egjiptit për rindërtimin e Gazës. Mbështetjen, kryediplomatët e vendeve më me peshë të kontinentit të vjetër e shprehën përmes një deklarate të përbashkët, ku e konsiderojnë atë si “rrugën më realiste” për rindërtimin e enklavës palestineze të rrënuar nga lufta izraelite.

“Plani parashtron një rrugë realiste për rindërtimin e Gazës dhe nëse vihet në zbatim, premton përmirësim të shpejtë dhe të qëndrueshëm të kushteve katastrofike të jetesës për palestinezët që jetojnë atje”, thuhej në deklaratë.

Plani egjiptian me vlerë totale 53 miliardë Dollarë parashikon rindërtimin e Rripit të Gazës, duke zhvendosur banorët palestinezë përkohësisht brenda territorit. Projekti ka gjetur mbështetjen e vendeve të Ligës Arabe dhe propozohet si alternativë ndaj vizionit të Donald Trump për Rripin e Gazës.

Plani i Trump nuk mbështetet nga vendet arabe, pasi shpërngul palestinezët nga ky territor për t’i strehuar ata në mënyrë të përhershme në vendet fqinjë. Trump ka ndërmend ta shndërrojë Gazën në një qendër të madhe financiare rajonale me hotele dhe objekte të tjera luksi.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Studentët dhe të rinjtë kujt duhet t’i japin prioritet: