BE mbush rezervat me gaz deri në 90% të kapacitetit

18 Gusht 2023, 17:34| Përditesimi: 18 Gusht 2023, 17:36

  • Share

Rezervat e gazit natyror në BE janë mbushur deri në 90% të kapacitetit përpara datës së synuar të 1 nëntorit duke e bërë BE-në që të jetë “e përgatitur mirë”, tha të premten komisionerja e energjisë, Kadri Simson.

Mbushja e shpejt e depove të rezervave nënkupton se blloku evropian “është në një pozitë shumë më të qëndrueshme sesa ishte në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, kur pushtimi rus i Ukrainës ngriti çmimet e energjisë, tha Simson, raportojnë mediat e huaja.

Kriza e shkaktuar nga lufta e Rusisë detyroi BE-në që të miratonte ligj të ri, sipas të cilit, rezervat prej 90 për qind me gaz duhet të mbushen çdo vit deri më 1 nëntor.

Përpara se Moska të fillonte pushtimin e saj në shkurt 2022, Rusia përbënte gati gjysmën e importeve të gazit natyror të BE-së.

Edhe pse gazi i Rusisë nuk i nënshtrohet sanksioneve gjithëpërfshirëse të BE-së, furnizimi i tij në BE është zvogëluar në nën dhjetë për qind pasi Moska ka mbyllur rubinetat.

Ky veprim fillimisht bëri që çmimet e energjisë, të lidhura me çmimin e gazit, të rriteshin në mesin e vitit 2022, por ato ranë ndjeshëm në fund të vitit dhe më shumë gaz u importua nga Shtetet e Bashkuara dhe Lindja e Mesme.

Komisioni Evropian ka vlerësuar se duke pasur 90% të rezervave të mbushura, BE-ja ka gaz të mjaftueshëm për të mbuluar një të tretën e nevojave të saj gjatë dimrit.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?