Bashkë me rrugën drejt Bashkimit Evropian, sfida të reja po trokasin për ekonominë e Shqipërisë, e cila mund të përballet me një tjetër valë emigrimi, pasi hapen edhe më shumë tregjet.
Për ta ndalur sa të jetë e mundur këtë ‘hemorragji’, BE financon 50 milionë euro për programe të dedikuara trajnimi, arsimi profesional dhe punësimi për të rinjtë deri në 29 vjeç me fokus tek grupet vulnerabël.
“Kjo marrëveshje synon të sigurojë për Shqipërinë në përpjekjet e saj për të krijuar një mjedis të favorshëm për punësimin e të rinjve me theks të veçantë tek grupet më vulnerabël. Synon të përmirësojë cilësinë e arsimit profesional të të rinjve dhe të parandalojë emigrimin e të rinjve si pasojë e mungesës së mundësive në vend. Do të ketë mundësi trajnimi, kualifikimi dhe punësimi të drejtpërdrejtë”, tha Blerina Gjylameti, deputete e PS-së që ishte edhe relatore e kësaj marrëveshje.
Përmes këtij programi do të ofrohen bursa për studentët me prejardhje vulnerabël që të mund të arsimohen si dhe mbështetje për studentët me vështirësi në të nxënë.
Investimi në punësimin e të rinjve synon që të reduktojë papunësinë tek grup mosha 15-29 vjeç nga 26.1% në 15% brenda vitit 2030.
Ky program i dedikuar për punësimin e të rinjve me vlerë 63.48 milionë euro ku 50 milionë euro është grant i BE dhe 13.48 milionë euro financim nga buxheti i shtetit.
Komente

Emigrimi frenohet vetem po te filloje berja e shtetit,perndryshe keto para shkojne aty ku kane shkuar gjithmone.
Përgjigju