Rritja e pranisë detare amerikane në Detin e Kuq për shkak të sulmeve

BE me mision special për sigurinë në Detin e Kuq

8 Janar, 18:40
  • Share

Bashkimi Europian do të krijojë një mision të posaçëm për të ruajtur sigurinë e anijeve tregtare në Detin e Kuq, të cilat po përballen me sulmet e rebelëve Houthi.

Aktualisht SHBA kryeson një mision të tillë dhe në të bëjnë pjesë edhe vende europiane. Sipas përfaqësuesit të Komisionit, përgjegjës për çështjet e politikës së jashtme, Peter Stano, bëhët fjalë për një draft që do tí paraqitet 27 vendeve për ta miratuar.

Stano shpjegoi se ky mission do të jetë një proces i ri dhe nuk do të bazohet në operacionin tashmë ekzistues detar evropian "ATALANTA, i cili u krijua vite më parë për sigurinë në Detin e Kuq dhe në perëndim të Oqeanit Indian me qëllim të luftonte piraterinë në brigjet e Somalisë, raporton CNN.

“Këtë javë nis procesi i koordinimit dhe diskutimet me shtetet anëtare për misionin e ri të shpallur nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, jemi në fillim të procesit. Në fund i takon shteteve anëtare të bien dakord se cila do të jetë forma, mandati dhe mjetet e një misioni të tillë”, tha përfaqësuesi i Komisionit.

Sipas Stanos, qëllimi është një mision i përbashkët i BE-së dhe i takon 27 vendeve anëtare të vendosin nëse kjo është një ide e mirë, nëse bien dakord dhe si e shohin rolin e BE-së në trajtimin e situatës aktuale në Detin e Kuq.

“Është e qartë se BE-ja ka një interes për të rivendosur sigurinë e lundrimit dhe sigurinë detare në rajonin e Detit të Kuq, i cili është një zonë shumë e rëndësishme për tregtinë”, tha i njëjti përfaqësues i Komisionit.

Lidhur me pozicionin e Iranit në rajon, Peter Stano theksoi se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së si dhe disa ministra të jashtëm të BE-së i kanë dërguar mesazhe të forta Iranit për rrezikun e përshkallëzimit rajonal në Lindjen e Mesme dhe Detin e Kuq.

Situata në detin e Kuq është mjaft e tensionuar dhe më herët Irani deklaroi se do tí afrohet armikut, referuar anijeve luftarake të SHBA dhe vendeve që marrin pjesë në misionin e drejtuar prej saj

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?