Konferenca e Donatorëve më 17 shkurt

BE miraton 100 milionë euro për rindërtimin pas tërmetit në Shqipëri

17 Korrik 2020, 16:41| Përditesimi: 17 Korrik 2020, 19:23

  • Share

Komisioni Europian ka miratuar paketë financiare prej 100 milionë euro që i dha Shqipërisë në Konferencën e Donatorëve të mbajtur më 17 shkurt për rindërtimin e vendin nga tërmeti i 26 nëntorit. Kjo shumë është pjesë e  paketës së KE prej 115 milionë eurosh, ndërsa Komisioneri për Zgjerim, Olivér Várhelyi tha se kjo tregon angazhimin që BE ka ndaj Shqipërisë dhe duke mbështetur të ardhme ne saj drejt familjes europiane.

"Me miratimin e paketës financiare 100 milion €, BE vazhdon angazhimin e saj për të ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit të nëntorit, ashtu si ne ofrojmë mbështetje për të adresuar krizën COVID-19. Ne qëndrojmë pranë qytetarëve të Shqipërisë dhe mbështesim të ardhmen e saj në BE", shkruan Várhelyi.

Në deklaratën e BE thuhet se shumë do të përqendrohet në realizimin e programeve dhe projekteve për  rehabilitimin dhe rindërtimin e objekteve arsimore, rehabilitimin e vendeve të dëmtuara të trashëgimisë kulturore, përfshirë monumentet, muzetë, bibliotekat dhe vendet arkeologjike, duke kontribuar në këtë mënyrë edhe në zhvillimin ekonomik lokal, duke u bazuar në punimet e nisura tashmë nën programin ekzistues të rindërtimit 15 milionë euro të financuara nga Komisioni Evropian. Nga fondi prej 100 milionë euro, 50 milionë euro do të përdoren për restaurimin e monumentet e kulturës, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, 2019  për të mbështetur Programin EU4Culture.

Konferenca e Donatorëve "Bashkë për Shqipërinë" organizuar nga Komisioni Evropian në Bruksel, mblodhi 1.15 miliardë euro grante, hua, e fonde për projekte zhvillimi nga rreth 100 vende, shuma më e madhe e mbledhur ndonjëherë.

Deklarata e plotë e Delegacionit të BE:

Komisioni Evropian ka miratuar një paketë prej 100 milionë eurosh për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë për rehabilitim dhe rindërtim pas tërmetit të nëntorit 2019. Ky financim është pjesë e premtimit të përgjithshëm të Komisionit Evropian prej 115 milionë Eurosh të dhënë në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve “Së bashku për Shqipërinë”, në fillim të këtij viti.

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi, tha: “Me miratimin e kësaj pakete financiare prej 100 milionë Eurosh, Bashkimi Evropian po mban angazhimin e tij për ta ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit, ashtu siç po e mbështesim vendin për të përballuar pasojat e krizës COVID-19. Ne e kemi mbajtur premtimin tonë për t’u qëndruar pranë qytetarëve të Shqipërisë dhe e kemi përtërirë mbështetjen tonë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj evropiane”.

Programi i sapo miratuar do të përqendrohet në rehabilitimin dhe rindërtimin e objekteve arsimore, përfshirë mobilet dhe pajisjet, për t’u mundësuar fëmijëve dhe të rinjve të kthehen në shkollë me kushte dhe lehtësira më të mira. Ai do të bazohet në punimet e nisura tashmë në kuadrin e programit ekzistues të rindërtimit prej 15 milionë eurosh të financuar nga Komisioni Evropian. Programi i ri do të financojë më tej rehabilitimin e siteve të dëmtuara të trashëgimisë kulturore, përfshirë monumente, muze, biblioteka dhe vende arkeologjike, duke kontribuar në këtë mënyrë edhe për zhvillimin ekonomik vendor.

I gjithë ndërtimi do të ndjekë parimin “Rindërto më mirë”, duke zbatuar norma të qëndrueshme ndërtimi dhe duke zvogëluar rrezikun e ardhshëm, si dhe duke rindërtuar infrastrukturë dhe sisteme më të forta, më të sigurta dhe më rezistente ndaj katastrofave. Masa e veçantë do të sjellë gjithashtu përmirësime në efiçencën e energjisë.

Komento

Komente

  • AltinTop: 18/07/2020 01:03

    Gjysmen i merr Likja per partine e re...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?