Është nënshkruar në Tiranë marrëveshja e kredisë dhe grantit për financimin e projektit të ndërtimit të parkut fotovoltaik të Belshit, në veri të liqenit të Thanës.
Kapacitetet e këtij parku diellor do të jetë 50 megavat/orë dhe pritet të ofrojë energji për 16 mijë e 100 abonentë.
Ky investim i projektuar me mbështetje të ambasadës austriake, do të mbështetet me 9.58 milionë euro grant nga BE dhe 30 milionë euro janë kredi nga BERZH.
“Ky investim ka simbolikë të veçantë ndërkohë që Shqipëria përgatitet të hapë grup kapitullin e katërt ‘Agjenda e Gjelbër dhe ndërlidhja e qëndrueshme’ në bisedimet e saj të anëtarësimit për BE, që përfshin grup kapituj për energjinë dhe integrimin rajonal, duke e bërë këtë investim strategjik. Rritja e burimeve nga dielli apo era është e domosdoshme për të diversifikuar kombinimin energjetike të Shqipërisë”, u shpreh ambasadori i BE-së Silvio Gonzato.
Gonzato njoftoi se një tjetër marrëveshje pritet të vihet në zbatim për eficencën e energjisë elektrike me vlerë 50 milionë euro.
“BE do të nisë një program të ri ndihme për eficencën energjetike që ka financim prej 50 milionë euro kontribut që vjen nga fondet e paraantarësimit IPA, që do të nënshkruhet në javët që vijnë, që do të përqendrohet në eficencën energjetike në ndërtesat publike, në impiantet ujore dhe në stacione për makinat elektrike. Edhe këtë program ia kemi besuar qeverisë shqiptare si shenjë besimi dhe partneriteti, dhe është një hap i rëndësishëm për Shqipërinë për përgatitjen e menaxhimit të fondeve pas anëtarësimit”, tha Gonzato.
Po këtë të martë, 22 Korrik, Bordi Operacional në BE ka miratuar një paketë me vlerë 87.7 milionë euro investime në energjinë e gjelbër në Shqipëri, Serbi e Malin e Zi, në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.
Në Shqipëri ky projekt parashikon investime në digjitalizimin e nënstacioneve me synim uljen e humbjeve.
Përmirësim të pajisjeve në HEC-in e Fierzës dhe investime në përmirësimin e sigurisë energjetike tek linja Ajrore e Transmetimit Rrashbull-Unaza e Tiranës.
Komente

Keto edhe nje investitor i thjeshte me 10-15 mil $ mund ti instaloje deri ne 100 MW , por shteti duhet ta japi token me cmim minimal/falas per 40 vjet keshtu shume biznese po te kene toke I hedhin pa frike 15-20 mil $ me kapacitet 100-150MW
Përgjigju