Respiratorë, skaner dhe teste/ BE ndihmë 4 mln € pajisje Shqipërisë për COVID-19, Soreca: Mjekët, punë fantastike

3 Prill 2020, 14:14| Përditesimi: 3 Prill 2020, 16:04

  • Share

TIRANE-Nga 50 milionë eurot që Bashkimi Europian i ka akorduar Shqipërisë për përballimin e situatës nga Covid-19, 4 milionë janë për pajisjet mjekësore. Por çfarë pajisjesh do të sjellë BE-ja në Shqipëri? Respiratorë, ventilatorë, monitorë për matjen e parametrave jetësorë, maska, teste, skaner, dezinfektantë, por edhe shumë pajisje të tjera janë në listën e BE-së që do të vijnë në Shqipëri për të përballuar koronavirusin. Ditën e sotme, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu së bashku me ambasadorin e BE, Luigi Soreca dhe koordinatorin i OKB-së në Shqipëri Brian Williams nënshkruan marrëveshjen për vënien në dispozicion të këtyre pajisjeve. Nënshkrimi i marrëveshjen u bë online, nëpërmjet një lidhje skype.

Ambasadori i BE Luigi Soreca përgëzoi punën e ministres Manastirliu. “Më lejoni t’ju shpreh falenderimet dhe mirënjohjen e thellë të BE për gjithë stafin dhe punonjësit tuaj të shëndetësisë që janë në vijën e parë, të gjithë ata po bëjnë një punë fantastike. Jam i kënaqur që arritëm të kryhet kjo kontratë dhe të nënshkruhet në mënyrë të menjëhershme.

Më lejoni t’ju shpreh falenderimet dhe mirënjohjen e thellë të BE për gjithë stafin dhe punonjësit tuaj të shëndetësisë që janë në vijën e parë, të gjithë ata po bëjnë një punë fantastike. Ishte e mrekullueshme që gjithçka arriti të bëhet kaq shpejt. Më lejoni t'ju tregoj listën e pajisjeve që do sillen në Shqipëri” u shpreh Soreca, drejtuar ministres së Shëndetësisë.

Ndërkohë për koordinatorin e OKB Brian Williams marrja e masave në kohën e duhur nga qeveria shqiptare ka mbajtur situatën në kontroll në gjithë këtë periudhë të vështirë. "Mua më vjen mirë që jam këtu. BE demonstroi solidaritet me Shqipërinë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor duke koordinuar kaq mirë dhe kaq shpejt burimet në mbështetje të Shqipërisë.

Qeveria e Shqipërisë duhet përgëzuar për masat e shpejta dhe të plota për zbatimin e distancimit fizik, për gjurmueshmërisë së kontakteve për komunikimin e informacioneve të rëndësishme me publikun për zbutjen e kurbës. Përgëzime dhe ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu si dhe gjithë pjesës së qeverisë për lidershipin kolektiv. Zbutja e kurbës i jep Shqipërisë kohë për të qenë edhe më e përgatitur".

Për Ogerta Manastirliun ndihma e BE-së në këto momente të vështira është mjaft e rëndësishme. "Më lejoni t’ju shpreh mirënjohjen tonë për gjithë këtë angazhim dhe për këtë reagim kaq të shpejt që erdhi nga BE në këtë kohë të vështira. Kjo mbështetje që po jepni Shqipërisë do të jetë një punë e përbashkët dhe e përhershme. Të gjitha vendet po përballen me një krizë të paprecedentë shëndetësore po ashtu edhe në ekonomi dhe shoqëri.

Shqipëria në fakt reagoi në mënyrë të shpejtë, me masat të cilat u vendosën në zbatim në mënyrë të menjëhershme dhe që kanë dhënë rezultat në luftën ndaj Covid-19. Sot që flasim kemi 304 raste të konfirmuara me anë të punë që është bërë me anë të punës dhe ndërhyrjes, kemi bërë të mundur parandalimin e mbingarkesës. Përgjigja jonë mbetet dinamike si koha që po jetojmë. Puna jonë do fillojë të fokusohet në uljen e kurbës.

Kjo është një situatë me të cilën po përballemi të gjithë me shumë të panjohura. Nuk mund të luftohet brenda kufijve. Mbështetja e BE e cila do të jepet me anë të OKB është një mbështetje e drejtpërdrejtë dhe e menjëhershme. Me anën e kësaj mbështetje do kemi mundësi të mobilizojmë më shumë burime. Ndihmesa që po na jep BE me pajisjet reanimatorëve, ventilatorëve, ambulancave që janë të pajisura me mjetet e duhura të gjitha këto do na ndihmojnë jo vetëm për të luftuar por edhe gjetur rastet. Pikërisht për këtë arsye ju jemi shumë mirënjohës" tha ministrja.

Pajisjet qe BE-se ka akorduar per Shqiperine

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • koment: 03/04/2020 14:56

    Ti e ben se je e zonja shume. Je e paafte dhe pik.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?