Sociale
Drejt Punës
Speciale

BE në mbështetje të tranzicionit të gjelbër! Abazhur me mbetje ndërtimi, vazo e tavolina me riciklimin e plastikës e qelqit! Produktet gati për treg

27 Korrik, 16:38| Përditesimi: 27 Korrik, 17:11

  • Share

Një shishe qelqi, materiale të ndërtimit të hedhura apo edhe mbetje të ndryshme bujqësore mund të konsiderohen nga shumë si produkte jo te dobishme.  Një konceptim i gabuar, që “ligji” i riciklimit e hedh kategorikisht poshtë. Këto materiale jo vetëm që mund të ripërdoren, por mund të shndërrohen në themele të forta të një ekonomie qarkulluese në zhvillim.

Në kuadër të programit EU4Greengen, Bashkimi Evropian ka financuar disa projekte novatore që synojnë të sjellin ndikim të dukshëm jo vetëm në ekonomi, por edhe në tranzicionin e gjelbër të vendit.

Në një studio në Tiranë, një abazhur mbi tryezë mund të duket si një element dekorativ i zakonshëm. Por historia është ndryshe. Siç tregon edhe arkitektja Samuela Hidri, ai është krijuar nga mbetje ndërtimi si beton, gur natyror dhe copa druri.

“E sjellim në tregun shqiptar si një produkt qe jo vetëm është punuar me materiale lokale por duam të promovojnë produktet artizanale dhe qëndrueshmërinë e këtyre materialeve ndaj mjedisit”, thotë ajo.

Kjo është hera e parë që një studio krijon produkte me këto mbetje, por si lindi ideja e krijimit për Hidrin?

“Në kantieret e ndërtimit bëhen disa sonda dhe testohet terreni. Të gjithë këto gur, që janë të ekspozuara, bëhen me gur që janë të mara nga shkëmbinjtë ku ndërtohet palasa. Pasi testohen këto shkëmbinjë këto materiale nuk nevojiten më dhe hidhen”, tregon ajo.

Këto produkte artizanale po marrin vëmendje veçanërisht nga vizitorët e huaj, të cilët i shohin si kujtime autentike nga vendi ynë, por edhe si zgjedhje miqësore me mjedisin.

“Ne shohim se një pjesë e madhe e klientëve tanë janë edhe të huaj të cilët vizitojnë Shqipërinë apo dhe jetojnë prej disa vitesh në vendin tonë e më pas largohen dhe duan të marrin diçka që do ua kujtojë këtë udhëtim”, shprehet Hidri.

Për këtë projekt, Bashkimi Evropian ka investuar 20 mijë euro.

Vetëm 15 km larg Tiranës, në Baldushk, gjejmë një tjetër shembull të një “ideje” të re. Meivis Struga, inxhinier mjedisi, ka krijuar një laborator për kultivimin e kërpudhave duke përdorur mbetje bujqësore. Përmes përpunimit të kashtës dhe materialeve të tjera organike, ai krijon substrakte për rritjen e kërpudhës.

“Tani kemi përfunduar përgatitjen e substraktit për kultivimin e kërpudhës. Ne e kemi filluar me oysters ose plerotous. Kjo bëhet nga kultivimi dhe substraktit e kashtës. Këtu kemi disa monstra duke qene se ne jemi në një fazë testimi. Bëjmë të mundur ripërdorimin e mbetjeve  bujqësore që një pjesë e tyre nuk janë eficente. Ne mundohemi të kemi një produkte sa me eficente të burimeve lokale që të kemi një impakt mjedisore”, tha Meivisi Struga, inxhinier mjedisi.

Kjo iniciativë është frymëzuar nga konsultimet me një kompani serbe dhe analizat e tregut vendas.

“Jemi Akoma në komunikim të vazhdueshëm me kompaninë partnere, që asiston në fazë të ndryshme të përpunimit”, shprehet Struga.

Projekti ka gjithashtu potencial për të nxitur punësimin lokal.

“Po ashtu kemi një impakt edhe në punësimi për të rinjtë apo edhe komunitetin lokal vulnerabël në këtë zona”, shprehet Struga.

Për këtë projekt, BE ka investuar 9412 euro.

Në Bubq të Fushë-Krujës po zbatohet një tjetër projekt pilot për riciklimin dhe "mbiciklimin" e mbetjeve plastike dhe të qelqit.

“Në rastin e plastikës ne jemi ne fazën ku e grumbullojmë atë dhe e dërgojmë në një partner tjetër I joni që është po aq afër, ku e riciklon ku përmes reciklimit krijohen vazo për lule apo ka edhe mënyra ë eksportohet edhe përdoren edhe në shtrimin e asfalteve.  Në një pjesë të rrugës.  Ne procesin e xhamit ne jemi ata që e marrim edhe mbetjet e tyre dhe i riciklojmë vetë. Një produkt do jetë për filtrimin e pishinave. Do të ketë edhe pjesë të tjera që do të përdoren po dekor, për tavolina banak mure apo sipërfaqe të ndryshme”, shprehet Bleona Zela, Parku i Ekonomisë Qarkulluese.

Zela thotë se janë lidhur me biznese të ndryshme për mbledhjen e mbetjeve, ndërsa nuk mungon as sensibilizimi i qytetarëve dhe banorëve përreth.

“Ne fillim studiuam tregun se ku do ta gjenim qelqin, edhe kontaktuam kompani industriale të cilat zakonisht merren me prodhimin e dyerve edhe mbetjet e tyre të na I sjellin neve. Kjo u prit shumë mirë edhe kjo ishte edhe një shtysë për neve për ta përfunduar si projekt Por ka edhe idivid, persona që prej disa kohësh që mbledhin qelq, pasi është edhe I pastër si produkt të cilët dëshirojnë të na e sjellin”, vijon Zele.

Për të motivuar qytetarët jepet edhe një vlerësim minimal monetar.

“Ne jem munduar se qytetarët edhe ti vlerësojmë për atë që po bën pavarësisht se kjo është një e mirë për familjet e tyre edhe jo vetëm por edhe për mjedisin, por kur kemi pare qe sjellin një plastik të pastër apo kanë bërë ndarjen jemi munduar ti vlerësojmë me një kosto minimal”, tha Zele.

Mjedisi dhe ndryshimet klimatike përbëjnë Kapitullin 27 të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Deri tani, BE, Gjermania dhe Suedia kanë investuar afro 11 milion e 750 mijë euro në projekte për zhvillimin e ekonomisë qarkulluese dhe inovacionit të gjelbër në vend.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?