Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca është shprehur shumë i kënaqur dhe optimist lidhur me vendimin e sotëm të Komisionit Evropian për njohjen e certifikatës COVID të lëshuar në Shqipëri.
Ai shkruan se ky vendin do të lehtësojë udhëtimin drejt dhe nga Bashkimi Evropian të shqiptarëve të cilët janë të pajisur me certifikatën e vaksinimit.
Sipas Sorecës, i cili ka shprehur mendimin e tij përmes një postimi në rrjetin social Tëitter, vaksinimi është e vetmja mënyrë për të ndalur përhapjen e infektimeve nga virusi.
Ambasadori i BE në fund shkruan se BE dhe Shqipëria së bashku mund të mposhtin COVID-19.
Postimi i Sorecës:
Lajme fantastike! Komisioni Evropian sot ka vendosur që certifikatat COVID të lëshuara nga Shqipëria janë ekuivalente të certifikatave të Bashkimit Evropian. Shqiptarët do të udhëtojnë më lehtë drejt dhe nga BE, pas vendimit të sotëm. Tani është koha të bëjmë vaksinën.
Vaksinimi është çelësi për të mbrojtur popullatën dhe për të ndalur përhapjen virusit. Bashkimi Evropian dhe Shqipëria së bashku do të mposhtim COVID-19.
Lajmi kryesor:
S'ka më pengesa në kufi, BE njeh Certifikatën e Vaksinimit të Shqipërisë! Rama: Superlajm për të gjithë ata që duan t'u gëzohen edhe arritjeve, përveçse të shohin vetëm të këqija
J.GJ./ReportTv.al