Komisioni Evropian ka njoftuar një plan për të konfiskuar asetet ruse që janë ngrirë për të ndëshkuar Moskën për pushtimin e Ukrainës.
"Ne kemi bllokuar 300 miliardë euro (259 miliardë £) të rezervave të Bankës Qendrore Ruse dhe kemi ngrirë 19 miliardë euro (16 miliardë £) para të oligarkëve rusë", tha në një deklaratë Ursula von der Leyen, presidente e ekzekutivit të Bashkimit Evropian.
Ajo tha se BE dhe partnerët e saj mund të menaxhojnë fondet dhe t'i investojnë ato në një afat të shkurtër, por se të ardhurat do të shkojnë në Ukrainë në mënyrë që ata përfundimisht të kompensojnë dëmet e shkaktuara në vend, raportojnë mediat e huaja.
"Ne do të punojmë për një marrëveshje ndërkombëtare me partnerët tanë për ta bërë të mundur këtë. Dhe së bashku, ne mund të gjejmë mënyra ligjore për t'i arritur asaj", tha ajo.
Ajo tha gjithashtu se BE-ja po propozonte krijimin e një gjykate të specializuar, të mbështetur nga Kombet e Bashkuara, "për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimin e agresionit të Rusisë".
Lajmi kryesor:
Lufta/ BE: Gjykatë Speciale për të hetuar krimet e Rusisë! E paketuar në zarf, sulm me bombë në ambasadën e Ukrainës në Madrid, 1 i plagosur
S.S/ReportTv.al