Kryeministri Rama në mbledhjen e grupit parlamentar socialist pasditen e sotme në ambientet e Kuvendit, prezantoi një disa nga arritjet e qeverisë dhe institucioneve në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
'Në fakt qeveria udhëheq procesin ka një pjesë të rëndësishme të punës për ta bërë vendin të gatshëm, për anëtarësim. Por BE nuk negocion me qeverinë, negocion me shtetin shqiptar dhe 157 institucione janë pjesë të gjithë përbërjes së skuadrës tonë kombëtares që negocion me BE. Janë përfshirë në këtë listë 32 institucione të pavarura. Për të siguruar që diagnoza të shkojnë në qelizë, procesi ka një numër të jashtëzakonshëm takimesh mes palëve dhe janë takime të drejtpërdrejta shpjeguese. Janë bërë 67 të tilla në Bruksel, 114 takime koordinuara. 777 prezantime nga ana e Shqipërisë në tryezën e bisedimeve dhe 232 takime të grupeve ndërinstitucionale të punës.
Të gjitha këto shifra janë të nevojshme për të lexuar gjithë panoramën. Kjo është e nevojshme pse në e këtij komisioni të posaçëm parlamentar. Për të hyrë më tutje në përmbajtje, dua të prek një pjesë të prezantimeve. Janë një sërë kapitujsh nga themeloret dhe që kanë si tematika kryesore të transformuar në prezantime politikat publike antikorrupsioni, parandalimin e korrupsionit me deputetët, gjyqtarët, kontrolli i aseteve, shërbimet publike, prokurorimin publik, biznesin privat. Procesi i negociatave jo vetëm përfshirje e drejtpërdrejtë e shtetit në këtë cikël me raund bisedimesh por edhe përfshirjen e të gjithë mënyrës së funksionimit e biznesit në lupën e KE.
Dhe masat përkatëse që shtetit të marrë që biznesi të integrohet në kornizën e përgjithshme të një shteti në BE. Hetimi financiar, lufta ndaj krimit, kundër mashtrimit,. Bashkëpunimi me OLAF-in, struktura e BE për monitorimin e subvencioneve të bujqësisë. Vijojmë me mbikqyrjen e tregut të brendshëm, pastrimi i parave, sigurimet shoqërore, sektorët postarë dhe të dërgesave, të drejtat e pronësisë industriale.'
Lajmi kryesor:
‘Antikorrupsioni’, Rama: Nuk kap SPAK, por koordinon punën për në BE! Bojkoti i opozitës? Të vijnë ose të vazhdojnë aktivitetin e padobishëm
G.K/ReportTv.al