Kronikë

BE do sjellë në Shqipëri 145 mijë doza të vaksinës Pfizer! Rama: Gjithologët të mos nxitojnë kur gjykojnë qëndrimet e mia

20 Prill 2021, 10:07| Përditesimi: 20 Prill 2021, 15:03

  • Share

Komisioni Evropian dhe Austria kanë bërë sot publik lajmin për përfundimin e marrëveshjeve për shpërndarjen e vaksinave anti-COVID-19 për Ballkanin Perëndimor. 651,000 doza të BioNTech / Pfizer do të financohen nga Komisioni Evropian dhe do të shpërndahen me lehtësimin e Austrisë. Dorëzimi i parë për të gjithë partnerët në rajon pritet në maj, për të vazhduar deri në gusht.

 “është thelbësore të përshpejtohen fushatat e vaksinimit kudo.  Jam e lumtur të njoftoj se ne kemi siguruar vaksina për të ndihmuar vaksinimin e punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe grupeve të tjera të rrezikuara në Ballkanin Perëndimor”, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Lyen.

Ndërkohë që një konferencë për mediat Komisioneri Evropian për zgjerimin ka konfirmuar se brenda dy javësh në Ballkanin Perëndimor do të shpërndahet grupi i parë i vaksinave të Pifzer dhe Biontech të financuara nga Komisioni Evropian.

“ Sot kemi lajme shumë pozitive dhe këto lajme vijnë në një moment tejet kritik në mposhtjen e pandemisë. Jo vetëm për të siguruar mbrojtje të nevojshme, për kapacitetet spitalore por edhe për të siguruar imunitetin e qytetarëve. Pavarësisht nga mungesa aktuale globale, BE do të japë vaksina për Ballkanin Perëndimor. Ne kemi ofruar mbështetje që nga fillimi i pandemisë : Së pari, me pajisje mjekësore si maska, ventilator, njësi të kujdesit intensiv dhe ambulanca të ndihmës së shpejtë; së dyti, duke forcuar qëndrueshmërinë. Tani, ne do të ndihmojmë në sigurimin e vaksinimit të të gjithë punonjësve mjekësorë në të gjithë rajonin, si dhe disa prej grupeve të tjera të prekshme. Ne kujdesemi për Ballkanin Perëndimor, e ardhmja e të cilit është në Bashkimin Evropian’, tha Varhelyi.

Ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, theksoi se është një përparësi kryesore të vaksinohen kundër COVID-19, njerëzit në të gjithë Evropën.

Austria ka lehtësuar ndarjen e këtyre vaksinave përmes marrëveshjeve ligjore me prodhuesin dhe partnerët e Ballkanit Perëndimor. Dozat financohen nga paketa prej 70 milion EURO e miratuar nga Komisioni në Dhjetor 2020 për të ndihmuar për partnerët e Ballkanit Perëndimor.

Varhelyi tha se dozat janë shpërndarë në bazë të nevojave të tyre dhe deklaratave të shteteve, ku ka siguruar edhe njëherë se Ballkani Perëndimor është trajtuar përherë si një rast i veçantë nga Komisioni Evropian.

Bosnja do të marrë pjesën më të madhe të këtyre dozave me 214,000 doza, e ndjekur nga Shqipëria me 145,000 dhe Maqedonia e Veriut me 119,000, Kosova 98 mijë  dhe Mali i Zi me 42 mijë ,Serbia e fundit me 36,000 lajm që është konfirmuar nga Presidentja e Komisionit Evropian në Twitter. 

Sa i përket Serbisë, ajo ka sasinë më të ulët sepse nuk ka nevojë në raport me fqinjët, u shpreh komisioneri dhe theksoi edhe njëherë se BE-ja është mirënjohës që ajo ka shpërndarë vaksinat e saj në rajon.

 

 

Ora 14:43
145.000 doza Pfizer nga BE, Rama: Gjithologët të mos nxitojnë kur gjykojnë qëndrimet e mia

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar sigurimin e 145 mijë vaksinave Pzifer nga BE. Ai shkruan se këto doza të sjella nga BE i dha një mësim të mirë të gjithë atyre gjithologëve që kanë nxituar të kritikojnë qëndrimet e tij ndaj BE.

"Shqipëria siguron dozën e dytë më të madhe nga kontrata e Bashkimit Europian me 6 vendet e rajonit për vaksinat Pfizer që BE do të shpërndajë në rajon. Plot 145 mijë vaksina nga 651 mijë gjithsej për Ballkanin Perëndimor, do t'i marrë Shqipëria, kështu që herë tjetër mos të nxitohen analistët gjithologë dhe politikanët llogjellogë, kur gjykojnë qëndrimet e mia ndaj BE, në emër të popullit shqiptar. Shumë faleminderit Komisionit Europian, Presidentes Von der Leyen, Komisionerit Varheley dhe ambasadorit Soreca, që e dëgjuan, repsektuan e përsëri po e ndihmojnë Shqipërinë, si miq të çmuar të këtij populli", shkruan Rama.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?