Kurti nuk shtensionoi situatën në veri, BE përgatit paketën e sanksioneve ndaj Kosovës! Po pezullohet heqja e vizave?

13 Qershor 2023, 20:42| Përditesimi: 13 Qershor 2023, 23:06

  • Share

Bashkimi Evropian i ka përgatitur masa fillestare, si sanksione kundër Kosovës për shkak të mospërfilljes së kërkesave për hapa të menjëhershëm nga Qeveria e Kosovës për uljen e tensioneve në veri, mëson Radio Evropa e Lirë nga burimet diplomatike. 

Sipas këtyre masave, sanksionet do të përfshijnë pezullimin e ftesave për pjesëmarrjen e Kosovës në ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitave dypalëshe nga Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare. Takime do të ketë vetëm kur ato duhet të zhvillohen për t’u fokusuar në adresimin e krizës në veri të Kosovës dhe hapave për gjetjen e zgjidhjes. Ende nuk dihet nëse do shqyrtohet si sanksion pezullimi i heqjes së vizave për Kosovën.

Sanksioni tjetër pritet të përfshijë punën e përbashkët të grupeve që ekzistojnë mes Kosovës dhe BE-së, e të cilat janë krijuar në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA).

Tashmë është suspenduar takimi i një nën-komisioni, atij për tregti, industri, doganë dhe taksa i cili është dashur të mbahej me 8 qershor, por që nuk është zhvilluar. Takimi i radhës, i cili pritet të suspendohet, është ai i datave 21 dhe 22 qershor, i nën-komisionit për drejtësi, liri dhe siguri.

Do të ketë edhe pasoja financiare për Kosovën. Është planifikuar një pezullim domethënës i financimit nga ana BE-së i disa projekteve për të cilat ka dhënë propozime Kosova në kuadër të Fondit investues për Ballkanin Perëndimor.

BE, si sanksion ndaj Kosovës, ka paraparë që të ulë edhe nivelin e pranisë publike në zhvillimet dhe ngjarjet e përbashkëta ku marrin pjesë anëtarët e Qeverisë së Kosovës. Kjo masë pritet të përfshijë edhe takimet në kuadër të bashkëpunimit financiar.

Ndryshe, tensionet në veri janë rritur që nga 26 maji, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq të vendosen në objektet komunale, me gjithë rezistencën e banorëve lokalë.

Tensionet kulmuan më 29 maj, kur serbët lokalë u përleshën me ushtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Nga përleshjet mbetën të lënduar dhjetëra persona nga të dyja palët.

Këta kryetarë u zgjodhën më 23 prill, votime që u bojkotuan nga partitë dhe popullata lokale serbe.

BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara i kanë paraqitur Kurtit tri kërkesa: qetësimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri dhe kthimin në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Por, Kurti ka paraqitur një plan prej pesë pikash.

Plani pesëpikësh i Kurtit për uljen e tensioneve në veri

  1. Sundimi i ligjit në katër komunat në veri, që nënkupton identifikimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e drejtë të të gjithë anëtarëve të grupeve kriminale që kanë sulmuar Policinë, trupat e NATO-s dhe gazetarët
  2. Grupet e dhunshme të tërhiqen menjëherë nga territori i Kosovës dhe ndalohet çdo akt kriminal kundër institucioneve të Kosovës
  3. Policia e Kosovës, pjesëtarë të NATO-s dhe EULEX-i të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë, për të garantuar një ambient të sigurt dhe pa rreziqe për të gjithë.
  4. Qeveria e Kosovës të koordinohet me të gjithë aktorët dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme në katër komunat në veri
  5. Kosova dhe Serbia t’i rikthehen dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli, dhe një takim i nivelit të lartë të mbahet gjatë kësaj jave

Megjithatë, BE-ja ka thënë se kryeministri kosovar nuk ka ndërmarrë hapat e duhur për uljen e tensioneve në veri.

Shtetet e Bashkuara po ashtu kanë anuluar pjesëmarrjen e Kosovës në stërvitjet ushtarake Defender Europe 23, duke e cilësuar këtë si masën e parë ndëshkuese ndaj Kosovës për shkak të mosplotësimit të kërkesave të bashkësisë ndërkombëtare./REL

Ora 20:22
VOA: BE-ja e pakënaqur me planin e Kurtit për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës! Zëdhënësi i DASH: SHBA e BE kanë qenë shumë të qarta

1686648589_kurti.jpg

Bashkimi Evropian u shpreh i pakënaqur me planin e publikuar të martën nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, që përfshin organizimin e zgjedhjeve të reja në veri, pakësimin e forcave të sigurisë, dhe rifillimin e menjëhershëm të bisedimeve me Serbinë në Bruksel.

Por një zëdhënës i Bashkimit Evropian tha se shefi i politikës së jashtme të bllokut, Josep Borrell ka marrë një letër nga kryeministri Kurti, por nënvizoi se “deri më tani nuk kemi parë ndonjë hap të vendosur dhe të menjëhershëm nga kryeministri Kurti, të nevojshëm për shtensionimin e situatës”.

Zëdhënësi Peter Stano në një përgjigje me shkrim dërguar Zërit të Amerikës tha se zhvillimet e fundit në veri të Kosovës vetëm sa dëshmojnë se përshkallëzimi ende vazhdon, dhe kjo është në kundërshtim me interesin e Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj.

Ne i kemi diskutuar me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian një përmbledhje të masave që duhen marrë, nëse kryeministri Kurti nuk hedh hapat e duhur dhe të menjëhershëm për të ulur tensionet”, tha ai.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se "Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë qenë shumë të qartë për pritshmëritë e tyre nga të dyja palët. Këto diskutime ende vazhdojnë", sipas zëdhënësit.

Më herët gjatë ditës kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se u ka ofruar një plan pesë pikësh diplomatëve perëndimorë për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, që përfshinë edhe organizimin e zgjedhjeve të reja në katër komunat me shumicë serbe. Ai tha se hapi i parë është vendosja e sundimit të ligjit në veri të Kosovës, që do pasohej nga ulja e pranisë së forcave të posaçme të policisë.

“Grupet e dhunshme të tërhiqen menjëherë nga territori i Kosovës dhe ndalohet çdo akt kriminal kundër institucioneve të Kosovës. Në bazë të parimit të proporcionalitetit, prania e pjesëtarëve të policisë së Kosovës në tri objektet komunale në veri të vendit do të zvogëlohet në përputhje me rrethanat”, tha ai. VOA

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • denis: 14/06/2023 10:58

    Masat shtrenguse duhet te jene te egra. KFOR duhet te largohet se i mbron Kurti me qeverine idjote.

    Përgjigju
  • Goni: 14/06/2023 10:08

    Por sa te lumtur e thoni kete lajm sikur ju behet zemra mal. Sikur i shkruan rama

    Përgjigju
    • Ariu: 14/06/2023 11:47

      Mal u bëhet se janë zagarët e qoftëlargut

  • Kalkuluesi: 13/06/2023 22:55

    Kosova akoma ka5shtete te BE qe nuk e njohin, cfare aleati eshte kjo ? Lind pyetja Mos valle kosova behet vend komunist edhe pastaj nuk ka shans as serbia askush te marre toke apo dicka , edhe open Balkan ndihmoj me shume serbin sesa kosoven ndaj Albin Kurti i ben llogarite me mire , ose nje kosove vend komunizt ose njohje perfundimtare!

    Përgjigju
    • Për Europianin: 14/06/2023 01:55

      Keshtu thane edhe Otomanet por jane mundur 1 kunder 10-20 veta! Europa me nderhyrjen në Kosove vetëm Ju ka kthyer borxhin e Skenderbeut dhe Lek ducagjinit , një pyetje kam pse nuk e sulmoj askush shqiperine nga 1945-1991? Kur je I armatos vetëm sa izolohesh , Kosova e shpjegon Roberto Saviano në librin e tij do jetë parajsa ardhme fiskale ndoshta tip Andorra Pra nuk eshte cudi Kosova nuk hy fare ne EU bëhet si Lichtenstein Andorra Etj si shpjegohet 5 vende ne EU (west ) nuk njohin akoma Kosoven ? Mik Europa eshte frikacake ndryshe Nga vajza zeusit Europa sot ska palce as shtylle , me politikan që as një sallate ruse nuk e mbarojne dot aq të lodhur jane të mendosh se Europa perballon mish dërri italian apo rosen e embel kineze?! Nese ikin trupat e KFOR Kosova formon vet ushtri pra sot nuk ka politike pa gjeopolitike , SHQIPEIRA ka që në 2015 që e sulmon porjektin e Bashkimit , mbetet tani varianti Bej një Kosove dhe pa flamur pa identitet? Gabim shume i madh , Shqiptarët kane pas Diçka shesin të parin e tufes (shiko Tek partite në shqiperi ) I pari tufes blehet dhe tufa nuk organizohet Albin Kurti eshte origjine nga shqiptar mal Zi te mer gjak në vetull , Shqiptarët malit Zi nipat e Skenderbeut e tregon që ose ka njohje perfundimtare ose ka izolim I ngjashem mē komunizmin shqiptar ose hapje shtet parajse fiskale një nga keto ! Mbetet për tu parë por Albin Kurti me duket material tjeter NGA liderat shqiptar që kemi parë sot , bravo i qoftë Albin Kurti mendon per 2060-2080-2100 nuk mendon per 10 apo 15 vite ! Njohja perfundimtare I jep dinjitet Kosoves dhe barazi, barazia nuk ta fal askush merret me force ! Hajde te përshëndes o shqiptar i mirë evropian…

    • Europiani: 13/06/2023 23:25

      Kosova te behet cfare te doje Po Po s qen trupat e kforit kosova s ekziston me .Shqiptaret e shkatrojn vet cfare ndertojn.

  • Sbdi: 13/06/2023 22:08

    Bllof…kjo eshte loje per te matur shtet pjekurine e Kosoves. Nganjehere duhet ti tregojme “mesuesit” qe jemi te zote! Nese keto sanksione sic i pershkruan shtypi Shqiptar kalohen…keshtu njeanshmerisht sic pretendoni, do perbente diskriminim ne konventen e te drejtave te njeriut. Tani ose eshte shtypi Shqiptar qe ja fut kot sa here qe arrestohet nje serb, ose sic thoni ju, BE-ja ka hike per lesh! Une them qe eshte shtypi Shqiptar qe eshte brimecpuar dhe pa shtylle kurrizore perballe lekeve te ruseve. Sa nder po i beni serbeve ore derra. Sa here qe arrestohet nje terrorist serb, aq here sulmoni Kurtin si me buton! Edhe sa serbe bq-re duhen arrestuar qe te mos kete me sulme nga shtypi shqiptar. Djegur se djegur o Z. Kurti, kaja nonen shkiejve terroriste! Kombi yt eshte ai qe te gjykon dhe jo si Rama, qe e gjykojne bq-ret e tradhetise.

    Përgjigju
    • @turi: 13/06/2023 23:02

      Pikerisht kjo eshte prova e nderkombetareve. Une them se egziston! Sa per trimerite, rri urte se i dime ato serbe, greke dhe ruse…merremi me pleq e plaka dhe femije! Keshtu trimash jeni!

    • Turi: 13/06/2023 22:45

      Vazhdoni ju ta kerkoni fajin te te tjere por puna qendron se Kosova si shtet pa mbeshtetjen e vendeve te Europes nuk ekziston , mendoj qe Kurti dhe ata qe e mbeshtesin duhet te ulen pak me kembe ne toke dhe jo te beni horrin dhe te mburreni me ko..t e te tjereve por shikoni te bashkepunoni se ndryshe ju mer lumi lerini ato trimerite se jua kemi pare

  • nuriu: 13/06/2023 21:19

    Ne se do ti vesh vatanit zjarr ver ne krye nje kosovar. Noli....

    Përgjigju
    • brat: 14/06/2023 13:06

      Ben zhiveli tvoja sestra ndoggy style ????

    • Ben: 14/06/2023 08:20

      zhivo Serbia, kosovaret te shkojn te gjith ne Turqi te vellezerit e tyre.

    • [email protected]: 13/06/2023 21:59

      Eshte, nese do qe armiku te marre dhene, vej ne krye nje kosovar. Per zjarrin eshte ver ne krye Ramcharin! Bq m*ti!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?