Refuzimi i Pekinit për të dënuar pushtimin rus të Ukrainës "dëmton imazhin" e Kinës dhe "ekziston një rrezik reputacioni".
Komisioneri Evropian i Tregtisë, Valdis Dombrovskis, duke folur me studentët në Universitetin Tsinghua në Pekin, vuri në dukje se ky është një qëndrim që "dëmton imazhin e vendit, jo vetëm ndaj konsumatorëve evropianë, por edhe ndaj bizneseve".
Dombrovskis, i cili është në një vizitë pesë-ditore në Kinë, do të bashkëkryesojë sot Dialogun e 10-të Dypalësh Ekonomik dhe Tregtar të Nivelit të Lartë me Zëvendëskryeministrin kinez He Lifeng.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Putin urdhëron Ministrin e mbrojtjes ruse: Ndaloni kundërsulmin e Ukrainës deri në tetor! Rusia bombardon qytetin e Ukrainës, Odessa, 1 e plagosur
S.S/ReportTv.al