BE/ Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli futet në karantinë

8 Tetor 2020, 16:01| Përditesimi: 8 Tetor 2020, 16:05

  • Share

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli është futur në karantinë pasi një anëtari stafit të tij është identifikuar I prekur nga koronavirusi, megjithatë ai nuk ka shfaqur simptoma të Covid.

"Kohët e fundit kam qenë në kontakt me një anëtar të stafit tim i cili ka rezultuar pozitiv për Covid-19. Në përputhje me rregullat e emergjencës shëndetësore, u futa në vet-izolim për të kryer kontrollet e nevojshme".

Përmes Twitterit, David Sassoli saktësoi "Jam mirë dhe nuk kam asnjë simptomë"

Më 23 shtator edhe Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas iu nënshtrua regjimit të karantinës si një masë paraprake, pasi zbuloi se një nga oficerët e tij të mbrojtjes personale ishte prekur nga Covid.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?