BE pritet të hapë negociatat për Shqipërinë më 15 tetor, Hasani: I kemi bërë detyrat! Ministri: Vota e diasporës në zgjedhjet e 2025 garantohet nga vendi i tyre pritës

11 Tetor, 13:04| Përditesimi: 11 Tetor, 20:07

  • Share

Shqipëria ka mbërritur në orët e fundit për çeljen e negociatave me Komisionin Europian që pritet të bëhen në konferencën ndërqeveritare Shqipëri - BE që do të mbahet më 15 tetor. 

 “Kemi mbërritur në orët e fundit për çeljen e negociatave me Komisionin Europian për kapitujt e parë për anëtarësimin e vendit tonë në BE, një hap më tej i njohjes së seriozitetit të reformave dhe angazhimeve tona për këtë proces jetik të Shqipërisë dhe për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë e punojnë, dhe falë jush këto realitete po bëhen gjithnjë e më të prekshme” tha ministri në Samitin e V të Gruas Shqiptare të Diasporës mbajtur sot në Tiranë

Ndërkohë në një prononcim për Top Channel ai tha se Shqipëria i ka bërë detyrat. 

“Shqipëria shkon e mirëorganizuar, e qartë në atë që përfaqëson dhe e bindur që ka kryer të gjitha detyrimet e veta. E gjithë përpjekja është e gjithë qeverisë që ne të vazhdojmë punën që kemi arritur deri sot. Do kërkojmë hapjen e kapitujve. Ky është momenti më i rëndësishëm  marrëdhënies së Shqipërisë me BE”, u shpreh ai.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, në fjalën e tij në këtë samit dha dhe lajmin se zgjedhjet e pranverës së ardhshme vota e diasporës do të garantohet nga vendi i tyre pritës.

“Një lajm i mirë është që në zgjedhjet e pranverës së ardhshme, vota e anëtarëve të Diasporës do të garantohet nga vendi i tyre pritës, duke bërë të mundur një të drejtë kushtetuese, por dhe një kërkesë të vazhdueshme nga diaspora jonë. Vota e diasporës është një moment historik dhe një “borxh” që u kthehet shqiptarëve që jetojnë jashtë”- u shpreh ministri Hasani.

Gjatë fjalimit të tij në Samitin e Gruas Shqiptare, ministri Hasani vuri theksin te krijimi i Regjistrit të Diasporës së Kualifikuar dhe zbatimi i programeve kombëtare dhe atyre të përbashkëta me institucione ndërkombëtare.

"Tërheqja e anëtarëve të kualifikuar të diasporës është një nga sfidat më të rëndësishme për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe strukturat e saj. Me kënaqësi konstatoj se këtij regjistri i shtohet edhe ky rrjet i Gruas së Diasporës Shqiptare." shtoi ai

Samiti i V i Gruas së Diasporës, organizuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Agjencia Kombëtare e Diasporës dhe Dhoma e Biznesit të Diasporës, mblodhi për të pestin vit radhazi në Tiranë përfaqësuese të diasporës nga mbarë bota. Samiti u mbajt nën moton "Leading the Ëay to the European Union," duke theksuar rolin udhëheqës të grave shqiptare në përparimin drejt integrimit në Bashkimin Europian.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • A...Zh: 11/10/2024 14:04

    Me 15 korrik? Mos eshte me 15 tetor!

    Përgjigju
  • asolingo: 11/10/2024 13:38

    Nje vrime ne uje keni bere po nejse...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?