Flamuri i SHBA-së dhe BE-së

Bota

BE pritet të vendosë si do i përgjigjet Trump për tarifat doganore

26 Qershor, 14:59| Përditesimi: 26 Qershor, 15:06

  • Share

Liderët evropianë janë mbledhur këtë të enjte në Brruksel në një mbledhje të Këshillit Evropian ku pritet të orientojnë komisionin Evropian nëse duan një marrëveshje të shpejtë tregtare me Shtetet e Bashkuara me koston e kushteve më të mira për Uashingtonin, ose të përshkallëzojnë konfliktin me shpresën për diçka më të mirë për Evropën.

Një marrëveshje e shpejtë duket të jetë opsioni i preferuar për shumicën, thanë zyrtarët dhe diplomatët për Reuters. Komisioni, i cili negocion marrëveshje tregtare në emër të BE-së, do t'u kërkojë udhëheqësve të 27 anëtarëve të BE-së se si duan t'i përgjigjen afatit të 9 korrikut të Presidentit Donald Trump për një marrëveshje.

Sipas Reuters, blloku ka thënë se po përpiqet për një marrëveshje të dobishme për të dyja palët, por ndërsa Uashingtoni duket se do t'i përmbahet tarifave të tij prej 10% për shumicën e mallrave të BE-së dhe kërcënon me tarifa doganore më të larta me bisedime të zgjatura, diplomatët e BE-së thanë se një numër në rritje i vendeve të BE-së tani po favorizojnë një zgjidhje të shpejtë.

BE tashmë po përballet me tarifat doganore të importit të SHBA-së 50% për çelikun dhe aluminin e saj, 25% për makinat dhe pjesët e makinave, së bashku me një tarifë doganore prej 10% për shumicën e mallrave të tjera të BE-së, të cilën Trump ka kërcënuar ta rrisë në 50% pa një marrëveshje. Mbledhja e liderëve evropianë në Bruksel do të vijojë edhe nesër, 27 qershor.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    NATO miraton rritjen e shpenzimeve me 5% për mbrojtjen, si e vlerësoni?