BE propozon paketën e nëntë të sanksioneve kundër Moskës! 200 rusë dhe 3 banka të përfshira

7 Dhjetor 2022, 18:33
  • Share

Komisioni Europian ka njoftuar një paketë të nëntë të sanksioneve kundër Moskës. Komisioni Evropian propozon të sanksionojë, në paketën e nëntë, 200 rusë të tjerë (përfshirë politikanë dhe oficerë ushtarakë) dhe tre banka ruse. Këtë e ka bërë të ditur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Paketa e sanksioneve përfshin gjithashtu kufizime në eksportet në Rusi, veçanërisht në lidhje me dronët.

"Rusia vazhdon të sjellë vdekje dhe shkatërrim në Ukrainë. Ne qëndrojmë pranë Ukrainës dhe po e bëjmë Rusinë të paguajë për mizorinë e saj. 8 paketat aktuale të sanksioneve që kemi prezantuar deri më tani janë tashmë të vështira. Sot ne rrisim presionin ndaj Rusisë me një paketë të nëntë ", tha Ursula von der Leyen .


Lajmi kryesor:

Lufta/ Putin: Rusia do të ndjekë interesat e saj me çdo mjet! Kërcënimi i një lufte bërthamore po rritet! Operacioni special do të jetë i gjatë


S.C/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?