Kryeministrin hungarez, Viktor Orban

BE qorton Orbanin për 'misionin e paqes' në Ukrainë

16 Korrik, 22:28| Përditesimi: 16 Korrik, 22:41

  • Share

Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian kritikoi kryeministrin hungarez Viktor Orban sot (16 korrik) pasi ai nisi një "mision paqeje" në Ukrainë që do të përfshinte bisedime edhe zotin Trump si dhe udhëheqës të Rusisë dhe Kinës, mision që nuk është mbështetur nga BE-ja.

Sipas Reuters, Orban u tha udhëheqësve të 27 vendeve anëtare të BE-së përmes një letre se zoti Trump, kandidati i republikanëve për president në Shtetet e Bashkuara, është i gatshëm të veprojë "menjëherë" si ndërmjetës në bisedime paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës, nëse ai zgjidhet në nëntor.

Shumë zyrtarë evropianë kanë druhen se zoti Trump mund të pakësojë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Kievin dhe të nxisë Ukrainën të angazhohet në bisedime paqeje, që do t'i jepnin Moskës një pjesë të konsiderueshme të Ukrainës dhe do të inkurajonin presidentin rus Vladimir Putin të ndërmerrte misione të tjera ushtarake.

Hungaria, e cila ka mbajtur lidhje të ngushta me Rusinë pas fillimit të sulmit të saj në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022, mori presidencën e radhës gjashtëmujore të BE-së në fillim të këtij muaji.

Por në një përgjigje ndaj letrës së zotit Orban, Charles Michel, kryetar i Këshillit Evropian, i tha kryeministrit hungarez se ai nuk kishte mandatin e BE-së për bisedime mbi luftën në Ukrainë.

"Presidenca e radhës e BE-së nuk ka asnjë rol në përfaqësimin e Bashkimit Evropian në skenën ndërkombëtare dhe nuk ka marrë asnjë mandat nga Këshilli Evropian për t'u angazhuar në çështjet ndërkombëtare në emër të Bashkimit Evropian", thuhet në një letër që Michel i ka dërguar zotit Orban.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?