Kosova & Rajoni

BE reagon sërish për situatën në veri: Negociatorët e dy vendeve të vijnë në Bruksel, nevojë urgjente për dialog

27 Shtator 2021, 15:40| Përditesimi: 27 Shtator 2021, 15:42

  • Share

Këtë të hënë, Bashkimi Evropian përsëriti thirrjen ndaj Serbisë dhe Kosovës që të ulin tensionet mes tyre, pas tetë ditëve bllokim të pikave kufitare dhe t\i rikthehen dialogut të ndërmjetësuar nga blloku evropian. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, tha se negociatorë kryesorë të Kosovës dhe Serbisë duhet të shkojnë në Bruksel për t’u takuar.

 “Ne jemi atje duke ofruar shërbimin tonë më të mirë dhe vullnetin më të mirë për t’i ndihmuar Kosovën dhe Serbinë. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë ta bëjmë këtë, prandaj përfaqësuesi më i lartë i BE-së, Josep Borrell, dje në deklaratën e tij propozoi takimin e të dy krye negociatorëve për të ardhur në Bruksel në ditët në vijim si hapi i parë pozitiv për të gjetur zgjidhjet për mosmarrëveshjen diskrete që përshkallëzoi situatën sepse ajo që është urgjente është përshkallëzimi i situatës”, tha ai.

Stano shprehu përkushtimin e BE-së për t’i mbyllur të gjitha çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë.

“Që prej se ne kemi rinisur dialogun që është ende duke vazhduar nga viti 2011-të, verën e kaluar ne jemi munduar t’ju bëjmë të qartë të dyja palëve se mënyra e vetme për të arritur të ardhmen evropiane për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë arrihet nëpërmjet dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, tha Stano.

Ai tha se BE-ja po mundohet t’i ndihmojë palët për ta gjetur kompromisin e nevojshëm.

Ndërkombëtarët prej ditësh janë munduar të gjejnë një zgjidhje për situatën, përfshirë edhe të dërguarin e Shteteve të Bashkuara Gabriel Escobar, për të zgjidhur krizën në veri të Kosovës.


Lajmi kryesor:

Tensione në veri të Kosovës, KFOR nis patrullimet! Vuçiç kërcënon me ndërhyrje ushtarake nëse preken serbët! Këtë javë Kosova dhe Serbia takohen në Bruksel


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?