BE rikthen vizat për Shqipërinë? Blushi: Keqqeverisja e Ramës po vë në rrezik lëvizjen e lirë të shqiptarëve

18 Tetor 2022, 19:16| Përditesimi: 18 Tetor 2022, 19:21

  • Share

1665997986_blushi.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi lidhur me lajmin që po qarkullon në disa media se Çekia, e cila mban presidencën e BE-së, ka kërkuar që të rikthehen vizat për Shqipërinë. Blushi shkruan se keqqeverisja e Ramës po vë në rrezik lëvizjen e lirë të shqiptarëve.

“Kërkesa e Çekisë, që mban Presidencën e Bashkimit Europian, për rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë është një lajm shumë i rëndë. Shkaku i vetëm është keqqeverisja e Edi Ramës, që po vë seriozisht në rrezik lëvizjen e lirë të qytetarëve, këtë arritje me rëndësi të jashtëzakonshme, që nuk është realizuar nga "Rilindja", por që po vihet në diskutim pas 10 vitesh të saj në pushtet.

Shqiptarët nuk e meritojnë të rikthehen në kohën kur dëshpërimisht qëndronin para dyerve të ambasadave në pritje të vizave, për faj të Edi Ramës, hajdutërisë dhe inkriminimit të oborrit të tij në Qeveri. Çdo ditë e Edi Ramës në pushtet do të ketë pasoja kërcënuese për lirinë, të drejtat dhe lëvizjen e qytetarëve. Shporrja e tij është një mision patriotik”, shkruan Blushi.


Lajmi kryesor:

Çekia propozon regjimin e vizave për Shqipërinë? Rithemelimi: Të ngrihemi në protesta, kemi marrë liberalizimin 12 vite më parë


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?