Eksperti Ledion Krisafi për Report Tv

‘BE sanksionoi Prishtinën për shkak të sjelljes së Kurtit’/ Eksperti në Report Tv: Serbia pret fitoren e Rusisë në Ukrainë për të aneksuar veriun e Kosovës

2 Maj, 21:44| Përditesimi: 3 Maj, 07:17

  • Share

Prej disa kohësh Kosova po përjeton disa sanksione të vëna nga Bashkimi Europian dhe kjo sipas ekspertit për çështjet ndërkombëtare, Ledion Krisafit, ka ardhur për shkak të “kokëfortësisë” së kryeministrit Albin Kurti.

I ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report Tv, Krisafi nënvizoi se sanksionet e unionit ndaj Kosovës nuk kanë lidhje me zhvillimin e shtetit kosovar por vetëm me antagonizmin e Kurtit ndaj kërkesave të ndërkombëtarëve.

“Në këtë rast zoti Kurti ka gabuar në kuptimin që sanksionet nuk janë vendosur se nuk janë përmbushur disa gjëra konkrete, disa gjëra teknike, të cilat Kosova i ka përmbushur sipas tij dhe ka ardhur momenti për t’i hequr sanksionet. Sanksionet janë vendosur për sjelljen e zotit Kurti ndaj veriut të Kosovës, ndaj faktit që u vendosën kryetarët e zgjedhur shqiptarë në godinat e komunave në veri të Kosovës, ka patur përplasje mes KFOR-it dhe popullsisë në veri, pra në përgjithësi është ndaj sjelljes së tij në tërësi, që në sytë e Bashkimi9t Europian nuk duket se ka qenë shumë konstruktive”,-është shprehur Krisafi.

Sipas Krisafit, Asocacioni i Komunave me Shumicë Serbe tashmë është thjeshtë një formalitet pasi serbët e Kosovës gëzojnë të drejta të plota si pakicë.

“Personalisht mendoj se Asocacioni është i tepruar në rastin e Kosovës sepse shumica e të drejtave që supozohen të jepen nga Asocacioni tashmë serbët e Kosovës i kanë, janë të paktat pakica në botë që kanë më shumë të drejta në tërësi. Vetë zoti Kurti dhe në përgjithësi politikanët e Kosovës nuk kanë për qëllim të zbatojnë Asocacionin sepse do të krijonte një lloj çarje brenda të gjithë strukturës së Kosovës, në një farë mënyrë është një lloj ndarje e butë e Kosovës”,- u shpreh Krisafi.

“Serbia në këtë rast nuk ka bërë asnjë hap”,-theksoi ai.

Eksperti theksoi se presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe serbët nuk duan jetëzimin e Asocacionit pasi ky projekt është e vetmja “degë” e Serbisë ku mund të kapet për të sulmuar vazhdimisht Kosovën.

“Unë mendoj që Vuçiç dhe serbët nuk duan të zbatohet Asocacioni sepse në momentin që zbatohet Asociacioni, Serbia nuk ka më asnjë justifikim për të hyrë në Kosovë. Qëllimi i Serbisë në fund të fundit është që veriun e Kosovës ta aneksojë”,- deklaroi Krisafi.

Për Serbinë fitorja e Rusisë në Ukrainë do të ishte tejet e favorshme, kjo sipas ekspertit do Moska fuqizohej kështu dhe do të mundësonte realizimin e qëllimit të hershëm të Beogradit, aneksimin e veriut të Kosovës.

“Serbët mendojnë që nëse fiton Rusia në Ukrainë do të kenë shanse më të mëdha për të shkuar te skenari i tretë dhe skenari real i tyre që është ndarja e Kosovës ose shkëmbimi i territoreve në një lloj marrëveshje të madhe që ka vite që përflitet në Ballkan dhe që ka një mbështetje shumë të madhe ruse, dhe një marrëveshje e tillë është shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë dhe ndarja e Bosnjës, ku pjesa serbe e Bosnjës do të bëhej pjesë e Serbisë. Ky është qëllimi përfundimtar i Serbisë dhe Aleksandër Vuçiç dhe të gjithë atyre që janë sot në qeveri. Ata që janë kthyer në qeveri nuk kanë asnjë qëllim të bëhen pjesë e BE, nuk kanë qëllim të bëjnë Asocacionin dhe nuk kanë asnjë qëllim të njohin Kosovës as de facto, as de juro pavarësisht se çfarë mund të bëjë BE dhe SHBA, sado presion të bëjnë, ata nuk kanë për ta bërë këtë gjë”,- tha Krisafi.

K.M//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Monedha: 03/05/2024 02:47

    BE eshte tipik institucion i korruptuar ngjan sikur Republika e Venicias dikur qe tregtia e beri te humbi fuqine ekonomike dhe traditen , ehaa bote e Vogel

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?