Sërish ultimatum për Rusinë, BE kërkon lirimin e liderit opozitar rus Alexei Navalny, pas arrestimit të tij më 17 Janar në një aeroport në Moskë.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka kërkuar nga presidenti rus, Vladimir Putin, që të lirojë politikanin opozitar, Aleksei Navalny.
“Në bisedën time me Putinin sot, kam ritheksuar se BE-ja është e bashkuar në dënimin e ndalimit të Alexei Navalnyt dhe bën thirrje për lirimin e menjëhershëm”, shkroi Michel në Twitter.
Navalny u ndalua fundjavën e kaluar dhe u burgos për 30 ditë, për shkelje të pretenduara të lirimit me kusht. Gjykata tha se Navalny e ka shkelur lirimin me kusht pas disa akuzave të ngritura për përvetësim fondesh. Ai përballet me tre vjet e gjysmë burgim nëse shpallet fajtor.
Alexei Navalny ra në koma ndërsa fluturonte nga Siberia në Moskë më 20 gusht dhe u transferua nga një spital në Siberi në një spital të Berlinit dy ditë më vonë, pas ndërhyrjeve të ndërkombëtarëve në veçanti të Kancelares Merkel. Ai ka qenë një kritik i hapur i Putinit dhe Kremlinit për vite me radhë, dhe autoritetet ruse e kanë vënë në shënjestër atë.
In my call with president Putin @KremlinRussia_E today I reiterated #EU is united in its condemnation of Alexey #Navalny’s detention and calls for his immediate release.
— Charles Michel (@eucopresident) January 22, 2021
Russia must urgently proceed with full and transparent investigation into the assassination attempt on him. pic.twitter.com/gPmhd0TB4o