BE kritikon ashpër qeverinë e Albin Kurtit

Kosova & Rajoni

BE ‘shuplakë’ Prishtinës zyrtare: Veprimet e qeverisë në largim të Kurtit po minojnë pozicionin ndërkombëtar të Kosovës!

16 Maj, 20:37| Përditesimi: 16 Maj, 20:41

  • Share

Bashkimi Europian ka reaguar sot fuqishëm ndaj Prishtinës zyrtare, duke e cilësuar si “qeveri në largim” Albin Kurtin dhe si “minues të pozicionit ndërkombëtar të Kosovës”.

Në një komunikatë zyrtare të lëshuar sot (16 maj), BE shprehet e shqetësuar në lidhje me aksionet e qeverisë së Kosovës për mbylljen e strukturave ilegale.

Aksioni i fundit është zhvilluar ditën e djeshme në Mitrovicën e Veriut.

BE i cilëson “veperime të tilla si përshkallëzue të tensioneve” dhe “është e shqetësuar për pasojat e tyre”.

Deklarata e BE vjen në ditën kur Vjosa Osmani u shpreh në Tiranë se “BE ka qëndrime të pabalancuara midis Serbisë dhe Kosovës” dhe kërkoi heqjen e sanksioneve që erdhën pikërisht për shkak të këtyrë veprimeve të Kurtit në Veri.

Qeveria e Kosovës pretendon se aksionet e policisë zhvillohen për mbylljen e strukturave paralele serbe.

Mes të tjerash BE u bën apel palëve që “të veprojnë për normalizimin e marrëdhëniëve në procesin e dialogut dhe Kosovës që të implementojë asocacionin e komunave serbe”.

Deklarata e BE-së për Kosovën

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?