BE uron presidentin e Iranit për fitoren: Të gatshëm për bashkëpunim

7 Korrik, 13:35| Përditesimi: 7 Korrik, 14:51

  • Share

Presidenti i ri iranian, Masoud Pezeshkian  duket një lider premtues për rivitalizimin e marrëdhënieve mes Iranit dhe Bashkimit Europian.

Pas fitoi zgjedhjet e balotazhit më 5 korrik, duke marrë 53.7 për qind të votave, Nabila Massrali, zëdhënësja e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, uroi Pezeshkian dhe theksoi gatishmërinë e bllokut europian për bashkëpunim me presidentin e ri.

“Ne jemi në dijeni për rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Iran dhe e urojmë presidentin e zgjedhur Masud Pezeshkian. Ne jemi të gatshëm të angazhohemi me Qeverinë e re në përputhje me politikën e BE-së për angazhim kritik”.

Pezeshkian shquhet si besnik i idesë për hapjen e marrëdhënieve mes vendit të tij dhe Perëndimit.

Ai ka bërë thirrje për “marrëdhënie konstruktive” me vendet e Perëndimit, si dhe mbështet ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 mes Iranit dhe fuqive globale.

Pas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, SHBA-ja i hoqi sanksionet kundër Iranit, por më 2018, presidenti i atëhershëm amerikan, Donald Trump, u tërhoq nga marrëveshja, duke rikthyer kështu sanksionet.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?