Bota

BE vendos që të gjithë telefonat të përdorin karikuesit USB-C, të hiqet dorë nga të veçantit

23 Shtator 2021, 16:05| Përditesimi: 23 Shtator 2021, 16:08

  • Share

Prodhuesit e telefonave do të detyrohen të gjejnë një zgjidhje universale për karikues për telefonat dhe pajisjet e vogla elektronike, në bazë të një rregullore të rë të propozuar nga Komisioni Evropian (KE). Me këtë politikë synohet zvogëlimi i mbeturinave duke inkurajuar konsumatorët të ripërdorin karikuesit ekzistues kur blejnë një pajisje të re. Të gjithë SmartPhonet e rinj të shitur në BE duhet të kenë karikues USB-C. Apple ka paralajmëruar se një veprim i tillë do të dëmtonte novacionin.

Gjiganti i teknologjisë është prodhuesi kryesor i SmartPhone  dhe përdor një karikues të veçantë.

"Ne mbetemi të shqetësuar se rregullorja e rreptë që urdhëron vetëm një lloj karikuesi mbyt inovacionin në vend që ta inkurajojë atë, e cila nga ana tjetër do të dëmtojë konsumatorët në Evropë dhe në mbarë botën," tha firma për BBC.

Shumica e telefonave Android tanimë kanë kaluar në përdorimin e kësaj teknologjie.  Modelet e reja të iPad dhe MacBook përdorin porte karikimi USB-C, siç bëjnë modelet e telefonave të nivelit të lartë nga prodhuesit e njohur Android si Samsung dhe Huaëei.

Rreth gjysma e karikuesve të shitur me celular në Bashkimin Evropian në vitin 2018 kishin një USB micro-B, ndërsa 29% kishin një USB C dhe 21% Lightning.

Rregullat e propozuara do të zbatohen për:

  • Smartphone
  • tableta
  • kamera
  • kufje
  • altoparlantë portativë
  • tastiera për videogame

Produkte të tjera duke përfshirë kufjet, orët inteligjente nuk u morën parasysh për arsye teknike të lidhura me madhësinë dhe kushtet e përdorimit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?