Beatrix dhe Alban Ramosaj

Beatrix protagoniste e mediave rozë, flet vëllai: Motra ime dashuron pa kushte, është shembull për vajzat, Donaldin nuk e kam takuar asnjëherë

9 Dhjetor 2021, 09:03| Përditesimi: 9 Dhjetor 2021, 09:05

  • Share

Prej më shumë se një jave Beatrix është protagoniste e mediave rozë, për shkak të përfshirjes së saj në trekëndëshin më të “zjarrtë” të momentit. Pas reagimit nga nëna e saj, e cila si çdo nënë e këshilloj të qëndronte vigjilente dhe të tregonte kujdes, mendimin e tij mbi situatën ka dhënë edhe vëllai i saj, Alban Ramosaj.

I ftuar në emisionin ‘Pardon My French’ të Top Albania Radio-s, ai tha se e njihte motrën e tij dhe shumë vajza duhet të marrin shëmbull prej saj, duke shtuar se në “BBV” është futur për të krijuar kujtime të bukura.

“Kisha mendime të ndryshme, por në fund thashë, pse jo?! Unë e njoh më mirë se kushdo Trixën, është njeriu më pozitiv dhe i sjellshëm. Ajo ka atribute që shumë femra duhet ta marrin shembull, pavarësisht se këto kohë është interpretuar ndryshe… Trixa është futur me një qëllim, të krijojë kujtime të bukura, të jetojë siç ka qejf, pa asnjë lloj djallëzie… Është një njeri që jeton poetikisht dhe dëshiron të krijojë momente” tha Albani.

Këngëtari tha se në fillim situata i shqetësonte por tani është i qetë, pasi ndihet sikur më në fund ka gjetur dike të dashurojë.

“Ka qenë pak shqetësuese, por kur rri mendoj, kuptoj që nuk kanë idenë çfarë po flasin. Nuk na prek sepse ne e dimë se kush është Beatrix, e vërteta gjithmonë del. Nuk kemi asnjë lloj shqetësimi, shqetësimi i vetëm është që më ka marrë malli… Unë jam shumë i lumtur. Ajo gjithmonë ka patur problem të gjejë dikë që ta dashurojë dhe ta dojë. Është shumë e mirë pa pikë djallëzie. Ajo motra ime jeton nëpër filma, dashuron pa kushte, lum ai që do mund ta bëjë për vete… Donaldin nuk e kam takuar asnjëherë, as nuk kam shkëmbyer asnjë fjalë të vetme me të.”, tha Ramosaj.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • durresi: 10/12/2021 18:49

    me e mira me e bukura beatrix. te mrekullueshem te dy alban e beartix ramozajk

    Përgjigju
  • alo alo: 09/12/2021 09:26

    Cfare atributesh ka kjo motra juaj, se nuk i keni permendur asnje ??? "jeton neper filma", "te krijoje kujtime te bukura" apo "te jetoj sic ka qejf" nuk jane atribute !!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?