Beatrix Ramosaj thyen heshtjes pas Big Brother, publikon videon duke qarë, paralajmëron hapin e radhës

25 Prill 2022, 20:35| Përditesimi: 25 Prill 2022, 21:33

  • Share

TIRANË- Beatrix Ramosaj ka qenë kryefjalë e ditëve të fundit, që nga hyrja e saj në Big Brother. Ajo është përfolur shumë për lidhjen e saj në shtëpi me Donaldi, që e ka bërë atë një vajzë të paragjykuar, ku shumë kush e ka etiketuar si “gruaja që i mori burrin dikujt tjetër”, referuar historisë që ka pasur më herët me Borën.

Mirëpo përballë këtyre akuzave, ajo ka dalë e përlotur duke thënë se tani nuk do të hesht, duke paralajmëruar çdo portal apo individ që shpif ndaj saj, do përballet me pasoja ligjore.

“Jam mallkuar unë, është mallkuar familja ime, njerëzit që më kanë mbështetur, kisha vendosur që të hesht dhe mendoja që sesi do e përballoja, por e shoh që thjesht nuk po mbaron për mua, nuk do doja kurrë që as unë dhe as të tjerët të bulizoheshin apo të sulmoheshin në emrin tim, të tregojmë qytetari e të ndërgjegjësoheni për gjërat që shkruajmë, kam heshtur shumë , por nuk dua të hesht, dua të jem një shembull I mirë për gratë, e mos ta ulim kokën e të pranojmë dhunë, e përfshirë, çdo portal që do të mundohet të më prish imazhin, apo individ që do të më kërcënojë do të përballet me pasoja ligjore, do ju lutesha të gjithëve që të mendohemi mirë para se ta themi fjalën, të bëhemi më të mirë me njëri-tjetrin”, ka thënë Beatrix.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?