Bebe Rexha dhe Dua Lipa

VIP & Spektakël

Bebe Rexha dhe Dua Lipa nominohen për çmime në ‘iHeart Radio Music Awards 2025’

23 Janar, 12:58| Përditesimi: 23 Janar, 13:02

  • Share

Dy prej artistëve më të njohura shqiptare ndërkombëtarisht, Bebe Rexha dhe Dua Lipa, janë nominuar për çmimet prestigjioze iHeart Radio Music Awards 2025.

Bebe Rexha është nominuar për këngën e saj hit, “Chase It (Mmm Da Da Da)”, në kategorinë “Kënga ritmike e vitit”. Ajo ndau emocionet e saj me fansat në një postim në InstaStory, duke falënderuar iHeart Radio dhe adhuruesit e saj:

“Faleminderit shumë për iHeart Radio për mbështetjen ndaj meje dhe sigurisht fansat e mi! Çfarë surprize e këndshme,” shkroi  Bebe Rexha.

Nga ana tjetër, Dua Lipa ka arritur të fitojë dy nominime të rëndësishme: ‘Artistja më e mirë e vitit e zhanrit Dance’, një reflektim i suksesit të saj të jashtëzakonshëm në muzikën elektronike, dhe ‘Videoja muzikore më e mirë e vitit’ për klipin inovativ “Houdini”.

Ceremonia e iHeart Radio Music Awards 2025, e cila do të sjellë artistë të kalibrit të lartë dhe kategori të pasura që përfshijnë zhanre të ndryshme, premton të jetë një spektakël i jashtëzakonshëm për adhuruesit e muzikës.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?