Kronikë

Bebe Rexha dhuron 10 mijë dollarë për spitalin e Dibrës, i bën thirrje ndjekësve: Ju lutem kontribuoni

1 Shtator 2021, 10:39| Përditesimi: 1 Shtator 2021, 10:44

  • Share

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka dhuruar 10 mijë dollarë për Spitalin e Dibrës për pasi ka nevojë për furnizime mjekësore për të ndihmuar pacientët që luftojnë Covid-19. Teksa ka dhuruar 10 mijë dollarë, Bebe Rexha ka bërë një postim në Instagram duke u kërkuar mijëra ndjekësve të saj që të ndihmojnë dhe të dhurojnë sado që të kenë mundësi.

“Për të gjithë shqiptarët e mi dhe dibranët ju lutem ndihmoni. Nuk ka mjaftueshëm furnizime. Ju lutem ndihmoni duke dhuruar. Çdo gjë ndihmon”, ka shkruar Bebe.

Mbledhja e fondeve për të ndihmuar spitalin në Dibër lidhet me furnizimin me aparaturat dhe bazat mjekësore të nevojshme për pacientët që luftojnë Covid-19. Rastet me COVID në vendin tonë janë rritur ndjeshëm javët e fundit dhe kjo ka bërë që Bebe Rexha të mbledh fonde për Spitalin e  Dibrës për të përballuar situatat nëse është e nevojshme.

Thirrja e Bebe Rexhes per te dhuruar per Spitalin e Dibres

Dhurimi i 10 mije dollareve nga Bebe Rexha

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?