Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha është goditur sërish me sende në koncertin e saj të fundit nga një prej të pranishmëve.
Rexha ishte duke performuar disa prej këngëve të saj në ‘Summer Fun Days Showcase të Titletown’, kur u detyrua që të ndërpriste shfaqjen për shkak të këtij incidenti.
“Jashtë, Jashtë… ose nëse dëshiron të më godasësh në fytyrë, më ka ndodhur që t’i kem paditur autorët më parë, do të doja të bëhesha më e pasur, kështu që vazhdo zemër” është shprehur ajo.
Komento