Bebe Rexha dhe Simos Liakos

Bebe Rexha në një romancë të re? Artistja kapet mat me të dashurin në Itali

8 Gusht, 15:21| Përditesimi: 8 Gusht, 15:26

  • Share

Bebe Rexha po shijon një romancë të re! Ajo është fotografuar duke u puthur me një djalë gjatë pushimeve në Itali. Sipas People mësohet se djali quhet Simos Liakos, një arkitekt grek.

Dyshja u panë të hënën e 5 gushtit në Sardenjë, ku artistja e “Meant to Be” u pa me rroba banje të zeza duke vendosur krahun e saj mbi gjoksin e arkitektit duke e puthur dhe duke e përqafuar atë.

Lajmi i lidhjes së re vjen pas ndarjes së bujshme së këngëtares me Keyan Safyari, i cili komentoi peshën e saj.

Gjatë një shfaqjeje në Londër më 28 korrik 2023, ajo prezantoi këngën e saj “Atmosphere”, duke i thënë audiencës se sapo kishte kaluar një ndarje dhe ndaj ishte më emocionale.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?