Bebe Rexha

VIP & Spektakël

Bebe Rexha reagon pas përhapjes së fotove në gjendje jo të mirë: Isha në spital, s’mund të sëmuresh as në paqe

15 Shkurt, 14:35| Përditesimi: 15 Shkurt, 14:41

  • Share

Disa pamje të këngëtarës shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha kanë qarkulluar në rrjet ditët e fundit. Ajo çka binte shumë në sy ishte gjendja e saj shëndetësore jo e mirë, me një pamje aspak të kuruar.

Së fundmi ka reguar dhe vetë këngëtarja, e cila ka sqaruar se në ato momente ishte duke hyrë në spital pas një problemi shëndetësor me stomakun.

“E di që po qarkullojnë disa imazhe të mijat duke marrë mjaft vëmendje nga paraqitja ime. Unë kam qenë në spital gjatë 3 ditëve ë fundit pas disa shqetësimeve me stomakun dhe aty kam qenë duke hyrë në spital. Kush pret jashtë një spitali për të kapur foto të njerëzve që shkojnë brenda? Kur do të ndalojnë fotografët së fotografuari femrat në momentet e tyre më të këqija. Nuk mund të jesh sëmurë as në paqe”, tha ajo. 

Bebe Rexha nuk ka kursyer as 'Daily Mail', të cilët publikuan fillimisht fotografitë.

“DailyMail jeni plera. Ju e dinit që ato fotografi janë kapur jashtë ambienteve të spitalit. Kush kap foto të njerëzve të sëmurë duke hyrë në spital dhe më pas t’i dedikojnë një artikull për pamjen e jashtme?! Pse nuk e thatë që isha duke hyrë në spital?! Sepse e dinit që ishte gabim. Sonia Ahoron, veçanërisht të qenurit një femër, duhet të të vijë turp nga vetja. Herën tjetër që do ndihem sikur jam duke vdekur dhe do iki në spital, do kujtohem të rregulloj flokët, të bëj makeup dhe të vesh një vello”, ka shkruar Bebe Rexha.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?