Bebe Rexha

Bebe Rexha reagon sërish pas incidentit në aeroport: Nuk do të mjaftoj falja

18 Gusht, 15:54| Përditesimi: 18 Gusht, 15:58

  • Share

Një ditë më parë, këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha u përball me një situatë të pakëndshme në aeroport. Ajo përshëndeti në shqip një nga punonjësit, por ky i fundit e kërcënoi se nuk do e linte të udhëtonte.

Ditën e sotme Bebe ka treguar se është kontaktuar drejtpërdrejtë nga Lufthansa, por ajo nuk është e kënaqur me një “më fal” të thjeshtë.

“Kurrë nuk kam qenë kaq e shkatërruar emocionalisht. @Lufthansa më ka kontaktuar direkt, por e shtyj të bëjnë një hetim të plotë për të zbuluar se kush është ky burrë që abuzon me pushtetin e tij. Një ‘më fal’ nuk do të mjaftojë këtë radhë”, shkruan Bebe në Insta Story.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kastriot: 20/08/2024 17:56

    Bravo Bebe Rexha, mos I ler derisa te gjesh te drejten tende si njeri normale ne radhe te pare dhe si Shqiptare qe disa rracista e paskan per ofendim po I fole shqip. Personi (punonjesi) duhet te mari denimin e merituar. Po te ishte 1 person I thjeshte I bie qe do humbiste fluturimin per 1 rracist injorat? Turp Luftanxa qe mban te tille tipa ne pune.

    Përgjigju
  • loriku: 20/08/2024 13:15

    perlesh bubi ke hik e rexh vajza , kerkon vemendje asgja tjeter me shume , leri budallalleqet si ilir kokpaca me shoke e futju punes

    Përgjigju
  • Iris: 19/08/2024 00:43

    Ja dhe kushua e Monikes! Mos kerkon te te japin dhe ndonje check demshperblim,apo ndonje udhetim klasi falas moj Bebush llastica?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?