Avokati Idajet Beqiri thekson në Studio Live se do jetë fitore për Shqipërinë tashmë që u zbulua se Francesko Beccheti pagoi për vendimin e arbitrazhit në dëm të Shqipërisë.
Qeveria shqiptare zbuloi prova dhe kjo do e rrisi prestigjin e Shqipërisë në arbitrazhin ndërkombëtar.
'Me këto prova të shtetit shqiptar dhe i ka siguruar. Edhe vendimi ishte i njëanshëm dhe i diktuar nga korrupsioni dhe Beccheti dinte ti blinte siç bleu qeverinë Berisha. Do konsiderohet një fitore e madhe për Shqipërinë. Do e rrisë prestigjin në arbitrazh ndërkombëtar. Do të jetë porta dhe nëse nuk i ka shkuar në mend qeverisë shqiptare kjo, duhet të shkojë tashmë që duke parë rrugën për pavlefshmërinë e vendimin e arbitrazh duhen parë edhe kontrata antishqiptare për dhënien me koncesion të naftës në interes të shoqërive të huaja që këto pasur tu kthehen Shqipërisë, që këto pasuri janë të pavlefshme.'
Lajmi kryesor:
Ardhja e Trump/ Ironizon Idajet Beqiri: Ilir Meta festoi nga burgu dhe tha 'Fitore! Fitore!' Merkoçi: Do sjelli frymën e së djathtës konservatore edhe në Shqipëri
G.K//ReportTv.al