Francesco Becchetti dhe Edi Rama

Bechetti fiton sërish në arbitrazh? Rama: Lajm që del para çdo fushate! Asgjë s’do marrë ‘mashtro dhe shokët e tij’ deri fushatën tjetër

5 Prill 2023, 12:20| Përditesimi: 5 Prill 2023, 13:58

  • Share

Një lajm të publikuar sot se italiani Francesco Becchetti kishte fituar përfundimisht në arbitrazh ndaj Shqipërisë, Kryeministri Rama e konsideron si të njëjtën ‘fabul’ të përsëritur në ccdo fushatë elektorale. Rama thotë se edhe këtë herë deri në fushatën tjetër Francesco Becchetti nuk do të marrë asgjë.

 “Para çdo fushate del që Beketi i dënuar me 16 vjet burg për mashtrim i mori Shqipërisë 100mln€! Pastaj shokët e tij këtu humbin zgjedhjet dhe kur vjen fushata tjetër del që s’i ka marrë atëherë po i mori tani! Prapë kështu do ndodhë me shokët e mashtros! Deri fushatën tjetër”, shkruan në Twitter Rama.

Becchetti në arbitrazh ka pretenduar për një persekutim politik në mungesë të ndonjë dënimi nga drejtësia shqiptare, ndërsa tani është i dënuar penalisht për mashtrim e falsifikim me tatim taksat, bashkë me nënën e tij dhe dy administratorët e firmave të tij në Tiranë.

Biznesmenin italian Francesco Becchettin, është dënuar me 16 vite burg për krijimin një skeme mashtrimi me TVSH dhe pastrim parash, përmes kompanive të tij. Po ashtu edhe nëna e tij Liliana Condomitti është dënuar me 8 vite burg, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”. Francesco Becchetti u dënua se përmes kompanive të tij kishte krijuar një skemë të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash. Biznesmeni italian vazhdon të jetë në arrati dhe për të ka një mandat arresti ndërkombëtar.

Sipas gjykatës penale në vendimin e dhënë  në krye të një skeme fiktive të lidhur me ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaç, gjyqesh, faturash e qarkullimi aksionesh mes kompanive qëndron Becchetti.  Pra dënimi i gjykatës ka vërtetuar se investigimi dhe hetimi i prokurorisë ndaj Becchettit dhe firmës së tij (duke përfshirë televizionin Agon Channel) ishte bazuar mbi shkelje konkrete dhe jo mbi persekutim politik si ka konkluduar arbitrazhi.

Përgjatë procesit në arbitrazh Becchetti ka përfituar pikërisht nga mungesa e ndonjë dënim në Shqipëri kur procesi për arsye të paqarta është zvarritur për 6 vite. Ndryshe nga arbitrazhi që ndërkohë ka ecur me procedura të përshpejtuara. Edhe ditën e djeshme avokatët e Becchettit kërkuan ende kohë pasi bënin mbrojtjen prej 1 javë.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eris: 11/04/2023 20:00

    Keto paret ti paguaje Greqia se greket lobuan fort kunder bisnesmenit. Rama eshte kelysh i grekerve.

    Përgjigju
  • Mohammad: 06/04/2023 16:03

    Bexheti sonila mecos do i marre parate muajin tjeter kur te qethen vicat ????. Te marresh argument sot ne 2023 llogjet e syri.net o cna e lapsi.al eshte te jeshe injorant ose derdimen politik. O milet,robi me vendim te formes prere ka marre per mashtrim 16 vite burg. Ti harroje leket. Gjykatat e botes nuk jane tik llalla e gjin gjoni ????????????????

    Përgjigju
  • PORTi /// Vlore: 05/04/2023 22:02

    Kjo nuk eshte gje fare,,,do shikoni sa do mari firma italiane qe ndertoi Portin e Vlores dhe qe tani iu dha Zamir Manes.Keta plerat i bejne te tilla kontratat qe ne fund te fitojn keta Bastardet si Becheti.Edhe avokatet i cojne qe gjyqin ta fitojne Bechetet.A moj Shqypni e mjera Shqypni.....

    Përgjigju
  • tahypi: 05/04/2023 17:36

    normal qe do ti mari o pall kari,vazhdo me propaganden qellbsire e ndyre!!! pagujn shqiptaret per ty!!!

    Përgjigju
    • polici: 05/04/2023 18:14

      o tahypsha po ti kuptohesh qe je nje cop .ari e jo i gjith se degjon foltoren.ja pse nuk hecen perpara vendi se ka copa si puna jote qe ndjekin copen me te madhe ik mor cop ...i se ketu do jesh kur te dali me duar bosh ai legeni mashtrus se dhe ne itali e kerkojne se ka 2 gjyqe e demshperblime per te mbyllur por rri ne angli me status si deshmitar ne rrezik

  • Golemi Kavajes: 05/04/2023 15:11

    Cilet jane bashkpuntoret shqiptare te Bechettit( jo media, sepse media nuk ka pune me probleme tenderash ekonomike), ku ndodhen ata sot? A kane bere burg apo kane paguar gje ata nga dëmi ekonomik i shkaktuar Shqiperise? Jam kunder opozitesh shqiptare, por kush qendron prapa kryeministrit shqiptar qe ju ben karshillek gjykatave nderkombetare qe gjykojne ne mungese edhe Putinin?

    Përgjigju
  • Xxxxxxx: 05/04/2023 14:46

    Bravo rama asgj nuk merr po zagaret e sales nuk u mbyllet goja

    Përgjigju
  • Agjenti: 05/04/2023 12:31

    Vazhdo vazhdo me podcastin ti. 25M euro i mori ustai nga Eurocontrol qe ne vend te shkonin ne arken e Albcontrol shkuan ne llogarine e Bechetit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?