Hapësirat publike të bllokuara pranë Unversitetit të Shkodrës

Politikë

Beci: Hapësirat publike pranë Universitetit të Shkodrës, do t’i kthehen studentëve (VIDEO)

23 Shtator, 18:31| Përditesimi: 23 Shtator, 18:42

  • Share

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci ka deklaruar se hapësirat publike pranë Universitetit të Shkodrës, do të pastrohen dhe do t’i kthehen studentëve.

Gjatë një vizite në Universitet, Beci bën me dije se së bashku me rektorin Tonin Gjuraj, kanë parë gjendjen dhe po hartojnë një plan për të ndërhyrë.

Ndërsa në fund, kryebashkiaku shkruan se Bashkia Shkodër do t’i japë universitetit fytyrën e merituar, duke e kthyer atë në funksion të dijes dhe të jetës studentore.

Postimi i plotë i Benet Becit:

Një realitet që nuk i ka hije e nuk i takon vendit të dijes: hekurishte dhe lloj-lloj rraqesh që i zinin frymën dhe i ulnin dinjitetin.

Këto hapësira të godinave të Universitetit të Shkodrës do të pastrohen dhe do t’u kthehen studentëve.

Në nisje të vitit të ri akademik, së bashku me Rektorin, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, pamë nga afër gjendjen dhe po hartojmë një plan ndërhyrjeje.

Bashkia Shkodër do t’i japë universitetit fytyrën e merituar, duke e kthyer atë në funksion të dijes dhe të jetës studentore.

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Këshilli Bashkiak voton pro shkarkimit të Erion Veliajt, si e vlerësoni?