Kandidati i PS-së për Shkodrën, Benet Beci ka zhvilluar sot një vëzhgim në terren duke u shkëmbyer edhe me banorë në Velipojë. Beci u shpreh se të rinjtë janë fryma e Shkodrës, madje shtoi se Shkodra nuk e meriton të jetë në këtë gjendje.
“Moment i mirë për të ndryshuar situatën. Sesi mund të jetohet në këtë rrugë, kjo s’mund të quhet rrugë për shembull. Unë kam parë keq e më keq, por në një zonë si këtu është koha për ta bërë. Bëni dhe pak durim. Shkodrës i ka falur zoti një mrekulli dhe mos me dit si ta mirëmbash e si ta bësh me të prekshme për turizmin është e pa tolerueshme. Se meriton Shkodra të jetë në këtë gjendje. Askush nuk e beson dot gjendjen e Velipojës sot.”- tha Beci.
Beci ndau edhe një postim në Facebook ku ndau edhe disa foto.
"Ky është albumi i një dite të kaluar në Velipojë. Inspektim e takime tek lagjia te kisha, Qendër Velipojë, Gomsiqe, Mbi Sukë, Sektor dhe plazh. Velipoja është shumë më tepër sesa plazhi, deti, rëra. Ka probleme të mëdha në infrastrukturën rrugore, ndriçimin elektrik nëpër lagje, pastrimin e mbeturinave, mungesa e mirëmbajtjes për shëtitoren dhe e rrugëve për biçikleta.
Njerëzit kanë bërë më të mirën që kanë ditur e mundur, shteti nuk iu është gjendur pranë siç duhet.
Velipoja ka mundësinë të jetë qyteti i dytë në Bashkinë e Shkodrës, një qendër e turizmit, një hapësirë që ofron shumë më tepër se plazhin e mrekullueshëm, detin e rërën kurative, ofron ekonomi.
Shpejt ajo nuk do të jetë veç zgjedhja sentimentale e shkodranëve, apo plazhi i lire për turistët, por një qendër për turizmin, shërbimet, hapësirat publike dhe rekreative. Velipoja do të bëhet një pikë e fortë lidhjeje me Shëngjinin e Ulqinin, duke e pasuruar ofertën turistike me një plazh ranor të pandërprerë që shtrihet në afro 50 km, një hapësirë e rrallë në tërë rajonin. Projektet janë gati, madje në disa prej tyre puna ka nisur, siç e dini para pak ditësh qeveria ka miratuar fondin për shpronësimin, i cili na ndihmon t'i kthehemi me ritme të shpejta punës për ndërtimin e rrugës me Shëngjinin, ashtu siç ka nënshkruar marrëveshjen me Malin e Zi për urën lidhëse në Pulaj."- shkroi ai.
Lajmi kryesor:
‘Vendoret’/ Kandidatët për Bashkitë e vendeve në terren, Sako: Jemi për barazi sociale, ndërtojmë 52 rrugë! Boçi: Do bëj më shumë për nevojat tuaja
G.MO//ReportTv.al