‘Bedria u përmend në spital, na kërkoi falje pse piu helmin’ flet vëllai i Xhemal Lokës: S'është dhunuar, fëmijët janë kërcënuar nga dajat

8 Janar, 12:32| Përditesimi: 8 Janar, 12:55

  • Share

 

Vëllai i Xhemal Lokës, Fatmiri para gjykatës së Durrësit ka hedhur poshtë akuzat e vëllezërve të Bedrie Lokës, se ajo është shtyrë drejt vetëvrasjes nga bashkëshorti i saj i cili e dhunonte.

Sipas tij, i vëllai nuk e ka dhunuar Bedrie Lokën dhe se vëllezërit e saj do të marrin përgjegjësi për akuzat që hedhin ndaj tyre. Ai tregoi se ka qenë gjatë gjithë kohës i pranishëm në spital kur ishte shtruar Bedria Loka dhe në momentin që ishte përmendur kishte kërkuar falje pse kishte pirë helmin.

‘Kemi qenë me komunikime normale. Vëllai dhe çuni ka qenë ndihma e parë dhe e kemi parë se çfarë ka ndodhur, në orën 12 me 2 vazhdoi të përmendet Bedria. Kemi komunikuar... na ka kërkuar falje, pse e piu helmin. Këta na e thonë ndryshe.... unë isha atje kam qenë 24 orë pa pushim. Akuzat mund të vazhdojnë le ta kërkojë shteti.

Vëllezërit e Bedries kërkojnë të fundosin vëllain tim. Do marrin përgjegjësi për akuzat që kanë bërë. le ta lënë atë shpirt të flejë i qetë tani. Ajo ka bërë vetëvrasje dhe jo se është e dhunuar. 

Ishim në momentin e fundit kur ka ndërruar jetë. Infermierja më tha do t'i bëjmë ekspertizën si e ka marrë ilaçin, me dhunë apo vet. Ekspertiza ka dalë e padhunume, pa asnjë shenjë në trup. Jo me falsifikime, por me të drejtë të dalë.’- tha vëllai i Xhemal Lokës.

Sa u takon deklaratave të fëmijëve për dhunë, ai tha se ata janë kërcënuar nga dajat.

'Shkaku i Tik-Tokut. Bedria ka kërkuar ndihmën e vëllezërve por asnjëri nuk e ndihmoi vetëm bëjnë kërcënime. Nuk kemi pas konflikte me vëllezërit e Bedries. Kalamajtë janë kërcënuar nga daja i atyre. Në komisariat kam qenë edhe unë. Nuk na kanë marrë në pyetje ne. Kanë marrë fëmijët ditën e parë atë natë në darkë në komisariat. I kërcënojnë që të akuzojnë vëllain tim,. I kërcënojnë se u intereson atyre. Vëllai im ka 23 vite që është i martuar. Njerëzit e Bedries kanë thënë se ka kaluar 23 vite të vështira, por jo. Versioni im është se vëllai im s’ka lidhje me vrasjen. Jemi kërcënuar me hakmarrje. Vëllezërit e saj na kanë kërcënuar.'- tha Fatmir Loka.

Pyetje: Vëllai juaj ka qenë i shqetësuar për fjalët denigruese që qarkullonin në rrjetet sociale për gruan e tij?

Fatmir Loka: Jo fare, i ka dhënë kurajo. Do ta gjej se kush është i ka thënë, i ka dhënë premtimin. Nuk i shkuan vëllezërit e nuses për mbrapa, ai ka qenë i vetmi që e ka marrë përsipër. Ka shku i ka kap (vajzën e tezes së Bedries), i merrte në telefon, mos më kaloni në depresion se do t’a kthej ndryshe me ju, jo me nusen time. ‘Nusen time ka thënë nuk mund të na e akuzoj njeri’. Ka akuzuar kushërirën e Bedries, e ka bërë vetë Bedria denoncimin. Drejtësisë do ja lëmë të zbardhet çështje. Nëse Bedria ka pasur dhunë nga Xhemal Loka asnjëherë se besoj.


Lajmi kryesor:

Vetëvrasja e nënës së 4 fëmijëve në Durrës, gjykata lë në burg burrin! Prokuroria: Ushtronte sistematikisht dhunë psikologjike e fizike


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?