Piloti britanik i McLaren Lando Norris arriti të fitonte Çmimin e Madh të parë në karrierë, teksa preu i pari vijën e finishit në Majemi. Ky sukses për 24-vjeçarin erdhi pas 6 vitesh garë në elitën e automobilizmit, ndërsa për këtë pati edhe fatin e ndërhyrjes së makinës së sigurisë, teksa përfitoi duke bërë pit-stop.
Menjëherë pas tij u rendit tre herë kampioni i botës radhazi, Max Verstappen, ndërsa në podium u ngjit edhe piloti i Ferrarit Charls LeClerc. Vetëm vendi i pestë për pilotin tjetër të kokkuqes Carlo Sainz, i cili garën e mbylli në vendin e katërt por u penalizua me 5 sekonda pas përfundimit të saj për kontaktin që pati me makinën e Oscar Piastrit.