Georges Mikautadze dhe Armando Broja

Befasia e Euro 2024, sulmuesi i Gjeorgjisë 'zbret nga froni' Armando Brojën! West Ham heq dorë nga sulmuesi i Kombëtares

30 Qershor, 19:22| Përditesimi: 30 Qershor, 19:24

  • Share

West Ham në Premier League është "lodhur" dhe duket se ka hequr dorë nga Armando Broja. "Çekanët" për më shumë se një vit e gjysmë kërkojnë sulmuesin e Kombëtares, që duket se këtë verë do i japë lamtumirën Chelseat.

Tanimë planet duket se kanë ndryshuar dhe West Ham po mendon për surprizën e Euro 2024, gjeorgjianin Georges Mikautadze. Befasia e Euro 2024 ka tërhequr vëmendjen e ekipit të Premier League, me David Moyes që e konsideron si goditje të mirë për ta pasur në ekip sezonin e ardhshëm.

Me tre golat e tij për Gjeorgjinë, ai ndihmoi kombëtaren për të qenë pjesë e raundit të 1/8-ave, ndërsa fundi i kompeticionit pritet të sjell edhe ndryshimin e skuadrës.

Pasi shënoi 14 gola në Ligue 1 për Metz sezonin e kaluar, sulmuesi ka shënuar tre gola dhe një asist në Kampionati Evropian dhe aktualisht po udhëheq garën e 'Këpucës së Artë'.

Në Angli janë të sigurt se West Ham ka ofruar më shumë se 20 milionë euro, shuma që kërkonin francezët për të lënë të lirë 23-vjeçarin.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Celsi: 30/06/2024 22:20

    Broja vjen nga Akademia celsit vetem Milan mund ta Zbres.ngafroni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?