Klevis Kasa dhe Sylvinho

Sport

Befason Sylvinho, afron në Kombëtare tre futbollistët e Superligës! Bashkohen të hënën në grumbullim

16 Mars, 21:19| Përditesimi: 16 Mars, 22:22

  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit nis nesër (e hënë, 17 mars) grumbullimin për dy ndeshjet e Grupit K kualifikues të Kupës së Botës 2026. Në "Shtëpinë e Futbollit" në Tiranë do ketë edhe disa risi, me Sylvinhon që ka afruar në ekip tre lojtarë nga Superliga. Mbrojtësi i AF Elbasanit, Klevis Kasa; si edhe dy lojtarët e Vllaznisë, Gledian Pusi (mbrojtës) si dhe sulmuesi Antonio Delaj do jenë në stërvitje me ekipin.

21-vjeçari Klevis Kasa ka qenë i grumbulluar më herët nga ekipi U-21, por pa debutuar me Shpresat. Kriza në krahun e majtë që solli dëmtimi i Mario Mitaj ka bërë që Sylvinho të grumbullojë Kasën duke e pasur të gatshëm, por ende pa e pasur në listë.

Duke parë formën e lojtarëve dhe alternativat në fashën e majtë, aty ku gjendet vetëm Naser Aliji, braziliani ka menduar t'i jap shansin të riut, i cili do stërvitet me ekipin kuqezi. Ka qenë trajneri i AF Elbasanit, Ivan Gvozdenovic që ka konfirmuar këtë lajm, kjo pas barazimit 1-1 të të tijve kundër Dinamos në Superligë. Klevis Kasa është produkt i akademisë së Elbasanit dhe këtë sezon ka zhvilluar 24 ndeshje mes Kupës dhe kampionati, ndërsa ka asistuar në një rast.

Trajneri nuk është ndalur këto, por ka afruar në ekip edhe dy lojtarët e rinj të Vllaznisë, e njëjta praktikë që ka ndodhur edhe në grumbullimet e shkuara.

Kujtojmë se në datën 21 mars Kombëtarja luan në Londër kundër Anglisë, ndërsa katër ditë më vonë në Tiranë mbërrin Andorra.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hulio: 16/03/2025 22:51

    Bravo,Mister!..mi sembra giusto!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, mendoni se Parlamenti i ri do të jetë më cilësor?