Eden Hazrad do tërhiqet nga futbolli i luajtur në moshën 32-vjeçare. Sipas Mundo Deportivo në Spanjë, fantazisti që pak ditë më parë e mbylli me Real Madridin pas katër vitesh, ka vendosur mos vijojë më të luajë futboll. E gjitha vjen në një kohë kur ofertat për të nuk mungojnë, teksa vitet me Galaktikët bënë që ai mos përshtatej në La Liga.
I blerë 130 milionë euro nga Real Madrid në 2019, Hazard zhvilloi një paraqitje zhgënjyese në Kupën e Botës 2022, duke u tërhequr nga kombëtarja e Belgjikës. Tanimë raportet në Spanjë flasin edhe për një tërheqje në nivelin e klubeve.
Kjo edhe për faktin se një nga djemtë e tij, Leo Eden J.Hazard, iu bashkua ekipeve të moshave të Real Madrid. Për këtë arsye, Eden Hazard dëshiron t’i qëndrojë pranë.
PO TE PAKTEN E MBYLL ME NDER , JO SI MESSI ME SHOKE QE VETEM E C I N NE FUSHE PER TE MARRE MILIONAT
Përgjigju