Bajram Begaj

Politikë

Begaj bisedë telefonike me Presidentin e Azerbajxhanit: Mirënjohje për bashkëpunimin mes dy vendeve

12 Gusht, 12:58| Përditesimi: 12 Gusht, 13:03

  • Share

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Kreu i Shtetit e përgëzoi Presidentin Aliyev për normalizimin e marrëdhënieve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, si dhe për nënshkrimin e deklaratës dhe dokumenteve të tjera të rëndësishme, nën kujdesin e Presidentit të SHBA-ve. Presidenti Begaj vlerësoi veçanërisht vendosmërinë e Presidentit të Azerbajxhanit në këtë proces, si dhe mbështetjen e dhënë nga Presidenti amerikan.

Presidenti Aliyev falënderoi Presidentin Begaj për urimet, duke theksuar se Azerbajxhani e inicioi agjendën e paqes në rajon dhe hartoi tekstin e marrëveshjes së paqes. Gjithashtu, ai nënvizoi rëndësinë e dokumenteve të miratuara në takimin e Uashingtonit për avancimin e kësaj agjende, si dhe rolin e Presidentit të SHBA-ve në mbështetje të saj.

Gjatë bisedës, të dy Presidentët vlerësuan bashkëpunimin e suksesshëm dhe mbështetjen reciproke midis Azerbajxhanit dhe Shqipërisë në kuadër të organizatave ndërkombëtare.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zjarrvënia e qëllimshme njësoj si vrasja, si ju duket propozimi i Ramës?