Begaj dekreton emërimin e Besart Kadisë si ambasador në Azerbajxhan, Artemis Malo në Kanada

8 Korrik, 16:32| Përditesimi: 8 Korrik, 16:35

  • Share

Presidenti Bajram Begaj, dekretoi sot emërimin në detyrë të Besart Kadisë si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, rezident.

Më parë, Kreu i Shtetit Blerta Kadzadej vetëm nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, jo rezident, e cila aktualisht mban detyrën Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit, në Gjeorgji, në Republikën Islamike të Afganistanit dhe në Republikën e Kazakistanit, jo rezident.

Gjithashtu, Presidenti dekretoi sot emërimin në detyrë të Artemis Malos, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Kanada, rezident.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?